Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vdes gruaja në aksident, zhduket autori
English

Vdes gruaja në aksident, zhduket autori

Kukës, 7 Shkurt 2011 - Një grua e moshuar humbi jetën në një aksident automobilistik në qendër të qytetit të Kukësit, ndërsa një grua tjetër ka mbetur e plagosur rëndë.

Burime zyrtare të policisë lokale thanë se ngjarja ka ndodhur në orën 20.00 të ditës së djeshme në qendër të qytetit të Kukësit, kur një fugon me targa të Kukësit ka përplasur dy gratë që po kalonin në rrugë.

Mësohet se drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes bashkë me automjetin.

Të dy të plagosurat u dërguan menjëherë në spitalin e qytetit.

Por megjithë ndihmën e mjekëve 70-vjeçarja Erale Shllaku, nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa 50 vjeçarja Zymbyle Mata, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Policia nuk bëri të ditur identitetin e drejtuesit të mjetit që shkaktoi këtë aksident të rëndë, por është vënë në ndjekje të tij.

KOMENTE