English

Vjedhje me dhunë në Lezhë, kapet Paloka

Lezhë, 7 Shkurt 2011 NOA/ Ervin Tirana – Një i ri nga Lezha u arrit të vihej në pranga mbrëmjen e sotme pasi është i vetmi i dyshuar për një vjedhje me dhunë që ka ndodhur në këtë zonë.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se sot u bë ekzekutimi i Urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për ndalimin e 24 vjeçarit Aleksandër Paloka, banues në fshatin Zejmen të rrethit Lezhë.

Ndalimi i tij u bë pasi është autor për ngjarjen e ndodhur më datë 21 janar 2011, në lagjen Sera të fshatit Markatomaj, Komuna Zejmen e rrethit Lezhë, ku është vjedhur me dhunë banesa e shtetases me iniciale P.M

Drejtues i Parë Muharrem Furriku, drejtor i Policisë Lezhë, i tha Agjencisë NOA se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë në bashkëpunim”, në ngarkim të të riut Aleksandër Paloka.

e.t/NOA

KOMENTE