English

Gruevski: Opozita nuk kërkon zgjedhje, kërkon vetëm dëmtimin e vendit

Shkup, 8 shkurt 2011, NOA- Pas përfundimit të takimit me liderët e partive politike parlamentare të thirrur nga presidenti Gjorgje Ivanov, vijnë deklaratat e para nga ana e qeverisë lidhur me pretendimet e opozitës.

Kryeministri Nikolla Gruevski deklaroi se opozita në mënyrë indirekte nuk dëshiron që të ballafaqohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Gjithë kjo që po ndodhë nuk ka të bëjë me kërkesën e opozitës për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Ata theksuan se në rast se nuk plotësohet parakushti i tyre që, Qeveria të ndërhyjë tek gjyqësor dhe në rast se do të vijë situata për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, ato do të bojkotoheshin nga opozita. Kjo do të thotë se qëllimi është ti shkaktohen dëme vendit”, u shpreh Kryeminstri Maqedonas.

a.y/NOA

KOMENTE