Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Rritja ekonomike në Shqipëri rekord, papunësia është ulur
English

Berisha: Rritja ekonomike në Shqipëri rekord, papunësia është ulur

Tiranë, 9 shkurt 2011, NOA- Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Qeverisë, Kryeministri i vendit Sali Berisha theksoi se janë rritur investimet e huaja në vend.

Ai theksoi se në Shqipëri ekziston një klimë e favorshme për investimet e huaja.

Sipas tij Shqipëria është i vetmi vend që, “Jo vetëm nuk është rritur papunësia nga kriza, por ka pësuar rënie”.

Më tej ai tha se një raport i Komisionit Europian për vendet e rajonit, theksohet se, “Në Shqipëri 3 mujorin e tretë të vitit 2010 rritja ekonomike ishte 4.9% dhe vlerësohet si vendi që u prek apo ndjeu më pak krizën ekonomike”.

“Defiçitet pritet të ulen në Shqipëri thuhet në raport”, deklaroi kreu i ekzekutivit duke shtuar se defiçitet realisht janë ulur.

Ndërsa lidhur me inflacionin ai tha se është plotësisht i kontrolluar, vetëm 4.5 %.

Ai shtoi më tej se shkak kryesor i rritjes ekonomike është zhvillimi industrial, si dhe

rritja në mënyrë të ndjeshme e eksporteve si dhe rritja e fluksit të investimeve të huaja.

Kryeminstri Berisha përmendi edhe raportin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për 2011-ën.

Ai shtoi se, “Në këtë raport klasifikohen në katër grupe, “Vendet me të ardhura të larta”, ku në 2017 Shqipëria do jetë në këtë grupi. Grupi i dytë, grupi “Me të ardhura më të larta se mesatarja”, ku bën pjesë dhe Shqipëria, e cila vetëm pak vite më parë ishte vendi i fundit. Grupi i tretë, “Me të ardhura të mesme dhe të ulëta”, dhe grupi i katërt, atje ku ishim edhe ne, “Me të ardhura më të ulëta se minimalja”.

Ai shtoi gjithashtu se edhe për vitin 2011-ën parashikimet e vendosin Shqipërinë në krye të listës, në radhët e vendeve me rritje ekonomike.

a.y/NOA

KOMENTE