Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Faraoni” Mubarak, dhe probleme të ngjashme në Shqipëri
English

“Faraoni” Mubarak, dhe probleme të ngjashme në Shqipëri

Le të shpresojmë që Shqipëria të ndërgjegjësohet për të zgjidhur sa më parë këto probleme duke: bërë votime të vërteta e të lira, duke mbajtur qëndrim të fortë ashtu si thotë BE dhe SHBA ndaj radikalistëve, dhe politikanëve ekstremistë, duke pasur programe zhvillimi serioze për vendin të miratuara nga teknokratët, duke larguar këtë klasë politike-me votë, e cila si një shushunjë po “i pi” të ardhurat vendit

Pirro Prifti

Ngjarjet e ditëve të fundit në Egjipt, aktualisht një republikë multi-partiake e gjysmë-presidenciale, por që e ka të pakufizuar rizgjedhjen e Presidentit, kanë ringritur probleme të rëndësishme të demokracisë në vendet në zhvillim. Këto probleme janë akute dhe kërkojnë një zgjedhje të veçantë në kuadrin e përsosjes së demokracive të reja, ashtu sikundër janë demokracitë perëndimore të zhvilluara. Republika Arabe e Egjiptit një vend i lashtë i faraonëve të dikurshëm, u arabizua rreth viteve 639 e.r. dhe më vonë u pushtua nga Sulltanët turq. Megjithatë në vitin 1805 komandanti i regjimentit shqiptar Kavalali Mehmed Ali Pasha (Kavalali-Muhamed) u bë mbret i Egjiptit dhe themeloi dinastinë e tij që sundoi deri në vitin 1952 (i fundit mbreti Faruk) kur ndodhi revolucioni demokratik në Egjipt. Që atëherë e deri më sot, Republika Arabe e Egjiptit ka kaluar një kalvar të gjatë sprovash që me Presidentin Naser, Presidentin e vrarë gjatë një parade Anvar Sadat (1981), dhe pas tij u zgjodh për pesë herë rresht e deri më sot Hosni Mubarak i cili drejton me “dorë të fortë” Egjiptin. Dihet që sipas Dessouki: “qendra reale e fuqisë në Egjipt është ushtria”.

Në protestat e këtyre ditëve të cilat detyruan ‘Faraonin’ Mubarak të shkarkonte qeverinë dhe të ri-krijonte një qeveri të re dhe duke vendosur një zv/president, me qëllimin që të qetësonte protestat popullore, mund të vëresh një rrymë të fortë tjetër, e cila krahas kërkesës për dorëheqjen Mubarakut nga President për shkak të qëndrimit për një kohë të gjatë në fuqi-kërkon dhe vendosjen në të ardhmen e një shteti islamik arabo-egjiptian sipas tipit të Iranit dhe të ligjit të Shariah- ky grup quhet ‘Vëllazëria myslimane’ dhe sot së bashku me disa pjesëmarrës të tjerë është ulur në tavolinën e bisedimeve për zv/presidentin e ri dhe përfaqësues të qeverisë së re.

Nëse protestuesit (rreth 1 milion) ditën e shtunë kërkojnë rrëzimin e këtij regjimi pseudo-demokratik dhe në fakt autokratik, spikat figura e El Baradeit përfaqësuesit të OKB për kontrollin e impianteve bërthamore në Iran. Kjo figurë mund të sillte në të vërtetë një shpresë të re për Egjiptin në drejtim të bërjes së vendit një shtet laik, të mirëpritur nga Perëndimi por dhe nga bota islamike. Prania në rritje e grupit “vëllazëria islamike” me pretendime agresive si ndaj vendit ashtu dhe ndaj fqinjëve, mund të jetë një preokupim i madh për politikën e deritanishme pro-amerikane të Egjiptit.

Mund të vëresh si në Egjipt ashtu dhe në Tunizi por dhe në vende të tjera ku popullata islame përbën shumicën dërrmuese të popullsisë, një tendencë agresive sigurisht nga individë radikalistë, për të vendosur qeveri islamike dhe shtete islamike. Kjo përbën një sfidë për Perëndimin sepse qëllimet e tyre janë fare të qarta dhe mesa duket duan të zëvendësojnë plotësisht sistemin komunist të vendosur për 70 vjet në Evropë dhe në botë duke i bërë përsëri një sfidë gjithashtu dhe sistemit ekonomik botëror.

Qëllimet për t’ia arritur qëllimit janë rritja e shpejtë e popullsisë në këto vende: Egjipti është bërë 80 milionë banorë nga 13 milionë para 60 vjetësh, po ashtu Sudani, Etiopia (82 milionë), Cadi (10 milionë), Tunizia (10 milionë), Pakistani (150 milionë) dhe Indonezia (250 milionë), Arabia Saudite (25 milionë), Jemen (23 milionë).

Në Egjipt problemi kryesor që ka shkaktuar këtë gjendje, përveç qëndrimit të gjatë të Hosni Mubarak-ut ka qenë dhe mbetet ajo që thamë më lart, rritja jashtë çdo norme e popullsisë nga 1981e deri në sot 2011 Egjipti është rritur për gati 1 milion çdo vit pra rreth 28 milionë banorë gjatë sundimit të Mobarakut. Kjo së bashku me politikat e gabuara ekonomike-financiare ka shkaktuar që shumë egjiptianë të dalin jashtë vendit dhe llogariten rreth 2.7 milion egjiptianë kanë emigruar. Tani sikundër dukej dhe nga parrullat e protestuesve dukej se tre problemet kryesore duken në sfond përveç atyre që thashë më sipër, por nuk përmenden nga politologët egjiptianë: Korrupsioni, Varfëria dhe Papunësia. Ky flamur ‘trengjyrësh’ i dështimit ekonomik dhe politik i Egjiptit ka angazhuar të gjithë- për ti gjetur një zgjidhje për këtë vend kaq të lashtë , me një rritje popullate kaq të madhe.

Probleme të tjera që nuk deklarohen nga protestuesit egjiptianë janë dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në mënyrë të vazhdueshme sidomos ndaj komunitetit të krishterë, që përbën rreth 10% të popullsisë të Egjiptit; megjithatë nuk është fenomen i veçuar i shkeljes së të drejtave të minoriteteve të tjera veçanërisht komuniteteve të krishtera fetare të cilat po shkojnë drejt zhdukjes. Kjo ngre problemin e madh të respektimit të këtyre të drejtave nga qeverisja e re. Sigurisht ende protestuesit janë në rrugë duke kërkuar ende dorëheqjen e ‘faraonit’, megjithëse tavolina e marrëveshjes është hapur.

Probleme të ngjashme por dhe me një specifikë tjetër ka në Shqipëri dhe në politikën shqiptare e cila ka rreth 20 vjet që janë në drejtim në parti të ndryshme, të njëjtët njerëz thish-PPSH ose të afërm të tyre.

Të tre problemet më të zakonshme që kanë ngritur popullin egjiptian në protesta: Varfëria, Korrupsioni dhe Papunësia. Janë të njëjta edhe këtu.

Nëse emigracioni në Egjipt përbën 2.7 milionë njerëz, pra afërsisht 4% e popullatës, në Shqipëri për 20 vjet kanë emigruar 1.5 milionë qytetarë ose 40% e popullatës, pra dhe në kohën e Skënderbeut nuk janë larguar më shumë njerëz se sa sot po të merret parasysh përpjesëtimi i popullsisë 500 vite përpara kur emigruan 250.00 banorë në një popullsi epirote-arbëria prej 1milion banorësh në trevat e tyre.

Së treti, korrupsioni megjithëse i pranishëm në të gjitha vendet kapitaliste, në vendet në zhvillim sikundër Egjipti dhe Shqipëria kanë ngjashmëri të madhe sepse për shkak se klasa politike drejtuese ashtu si dhe në Egjipt është e njëjta, dhe për më tepër në Shqipëri shumë individë politikanë drejtues, riciklojnë si pa të keq duke e rënduar gjendjen dhe duke e vënë drejtësinë në një gjendje të varur nga drejtuesit e politikës.

Asnjëherë nuk ka pasur një statistikë të pavarur për të treguar se sa është varfëria në Shqipëri qoftë për shkak të mos zyrtarizmit të minimumit jetik të varfërisë, qoftë për shkak të mos-aplikimit total të amnistisë fiskale (duke marrë masa që ai 40% i buxhetit jo-formal, të futet në qarkullim fiskal formal), por mendohet se mund të jenë rreth 1 milion banorë të aftë për punë sipas opozitës dhe 14% sipas mazhorancës(!?). Një mënyrë e analizave statistikore krejt pa baza shkencore. Mendohet që papunësia tek ne të jetë rreth 28 %. Pra të tre faktorët që nxorën në rrugë egjiptianët janë të pranishëm dhe në Shqipëri. Aspektet e tjera se përse nuk arrihet ‘pika e vlimit’ në Shqipëri, me gjithë faktorët nxitës sikurse u tha më lart është për shkak se:

-në Shqipëri ka të ardhura joformale të padeklaruara,

-në Shqipëri 1.5 milionët jashtë vendit, sjellin të ardhura suplementare tek familjet e tyre brenda vendit,

-Rotacionet e rregullta të ndërrimit të pushtetit, ndonëse janë të njëjtët njerëz ata krijojnë shpresë se pas çdo katër vitesh popullata kë memorie të dobët për të kaluarën dhe shpresojnë tek këta njerëz.

Për sa i përket integrimit të Shqipërisë në BE po vonohet, dhe ashtu si e kam thënë dhe më parë penguesit që luajnë rolin e hipokritit apo të oportunistit janë individët e ish-nomenklaturës së kuqe që drejtojnë vendin, partitë, dhe ekzekutivin, të cilëve u intereson të zgjatet tranzicioni që të marrim sa më shumë para e të kenë sa më shumë pushtet duke qëndruar në krye edhe për arsyen që të mos përgjigjen para ligjit.

Ka individë në drejtim të shoqatave fetare apo pseudo-OJQ, që luajnë gjithashtu rolin e hipokritit duke lëshuar lot “krokodili” ndaj problemeve të vendit, por fërkojnë duart fshehurazi duke menduar që sapo t’u vijë radha të rivendosin në Shqipëri një vend totalitar (por kësaj radhe islamike me ligjin e Shariah), apo të vazhdojnë të rrjepin të ardhurat e vendit me Projekte-fantazma që nuk i shërbejnë zhvillimit të vendit tonë.

Këta individë, përkohësisht i janë turrur së bashku me ish-nomenklaturën e kuqe dhe servilët e tyre, duke e gjetur oportune të shajnë kishën ortodokse duke i hedhur faje që ajo nuk ka si t’i ketë, sepse në se politikanë ekstremistë të ndryshëm flasin sa andej këndej dhe shteti nuk bën zë, këtu nuk e ka fajin kisha ortodokse dhe komuniteti ortodoks.

Rëndësi ka që mënyrat e zgjidhjes janë të pakta por ato që kanë rekomanduar BE:

- zbatimin e pavarësisë së pushteteve,

-zbatimin e të drejtave dhe lirive të njeriut,

- zbatimin e politikave makro-ekonomike dhe të politikave të reja për punësimin e njerëzve,

-lufta kundër korrupsionit.

Këto politika nuk ka zbatuar edhe ne edhe Mubaraku i Egjiptit, këto politika nuk zbatohen në vendet në zhvillim, për arsye se kastat politike të vendeve të tilla duan të qëndrojnë deri sa të vdesin- në karriget e pushtetit, duke realizuar një pseudo-demokraci në këto vende plot padrejtësi, dhe duke mos pasur asnjë program të vërtetë zhvillimi për vendin.

Le të shpresojmë që Shqipëria të ndërgjegjësohet për të zgjidhur sa më parë këto probleme duke: bërë votime të vërteta e të lira, duke mbajtur qëndrim të fortë ashtu si thotë BE dhe SHBA ndaj radikalistëve, dhe politikanëve ekstremistë, duke pasur programe zhvillimi serioze për vendin të miratuara nga teknokratët, duke larguar këtë klasë politike-me votë, e cila si një shushunjë po “i pi” të ardhurat vendit.

KOMENTE