Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapitalizmi po vdes
English

Kapitalizmi po vdes

"Kapitalizmi është duke vdekur”, ishte pohimi i bërë te Forumi social botëror 2011

Në Dakar po zhvillohet Forumi i 11-të Social i Botës. Vëmendja e takimit të kritikuesve të globalizimit përqendrohet sivjet tek kryengritjet në Afrikën e Veriut, që konsiderohen si shenja të krizës së kapitalizmit.

Rreth 30.000 vetë ishin mbledhur përpara xhamisë më të madhe të kryeqytetit të Senegalit për të përshëndetur fillimin e Forumit të 11-të Social të Botës. Ky është takimi i dytë i këtij lloji që zhvillohet në një vend afrikan.

Në forum diskutohet për krizën e kapitalizmit. Organizatorët presin rreth 50.000 pjesëmarrës. Organizatorët mendojnë se takimi në Senegal është tepër i rëndësishëm: "Afrika do të ngrejë zërin gjatë këtij forumi në radhë të parë për të krijuar një botë më të mirë dhe për të nxjerrë në pah problemet e Afrikës", thotë Babouna D'Akité nga Mauritania. Ai ka disa vite që jeton në Dakar dhe angazhohet për të drejtat e refugjatëve nga vendlindja e tij. Ai mendon se e rëndësishme është që në forum të diskutohet edhe për problemin e emigrimit.

Joao Sanha, nga Guinea-Bissao do të përqendrohet në fjalën e tij te alternativat për bujqësinë në vendin e tij: "Në Guinea-Bissao nuk kemi shumë materiale për bujqësinë dhe jetojmë me sot me nesër. Vendi ka nevojë për specialistë dhe qeveria duhet të kujdeset që specialistët që kanë emigruar të kthehen në vend“.

Por tema më e rëndësishme e këtij viti janë kryengritjet në Egjipt dhe Tunizi. Evo Morales, presidenti i Bolivisë, presidenti i parë indigjen i Amerikës Latine thotë: "Vëllezër dhe motra ne e shohim që kapitalizmi në botë, sidomos kur përballet me revolta, po vdes dalëngadalë. Ne e shohim se ç'po ndodh në Egjipt. Unë besoj në vendet arabe kemi një revoltë kundër imperializmit amerikan. Kjo luftë nuk mund të ndalet edhe pse SHBA po përpiqen t'i ndalin demonstratat duke derdhur shumë para. Unë besoj se zgjidhja vjen prej lëvizjeve sociale dhe jo prej represionit”, - citon radio Dojçe Vele.

Alexis Passadakis i organizatës gjermane ATTAC i analizon revolta në Afrikën e Veriut disi më esëll: "Ajo që po shohim në Tunizi dhe Egjipt janë të vetmet dhe të parat momente, ku të krijohet përshtypja se ndoshta tani është ndoshta e mundur një lëvizje në drejtimin tjetër... pra për të drejta sociale dhe demokraci. Por për fat të keq ata që e kanë shkaktuar krizën vazhdojnë ende të mbajnë frenat."

Ish-ministri i Arsimit i Marokut, Abdallah SAAF, profesor i shkencave politike është pro motos alternative: "Një botë tjetër është e mundshme“, por mendon se: "Globalizimi nuk është ndonjë realitet fatal sikurse mendojnë shumë tek ne në Marok, edhe në radhët e të majtëve. Po mundësi të tjera ka, duhet kreativitet dhe jo dominim i mekanizmave të tillë ndërkombëtarë si FMN që vendosin rregullat e veta. Kreativiteti mund të punojë në drejtime të tjera."

KOMENTE