Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KMDLNJ kryeprokurorit: Zbardhni vrasjet e 2007-ës!
English

KMDLNJ kryeprokurorit: Zbardhni vrasjet e 2007-ës!

Prishtinë, 9 shkurt, NOA - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Kosovë, i ka nisur sot një letër të hapur Prokurorit të Shtetit, Ismet Kabashi, në të cilën përmbahet ankesa për lënien në harresë të çështjes së dy vrasjeve në protestat e 2007-ës në Kosovë nga forcat e UNMIK-ut.

“Besoj se jeni në dijeni se më 10 shkurt 2007 në protestat paqësore për të kundërshtuar proceset e atëhershme politike në Kosovë e që ishin të dëmshme, në Prishtinë u organizuan protesta ku merrnin pjesë afërsisht 35-40.000 protestues, qytetarë të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare. Këto protesta ishin paqësore dhe protestuesit me asnjë veprim nuk rrezikuan jetën e qytetarëve, policëve të Policisë së Kosovës dhe atyre ndërkombëtarë si dhe gjithashtu, me asgjë nuk i rrezikuan institucionet e Kosovës”, citon letra.

Duke shtuar edhe faktin sesi në këto protesta janë ekzekutuar nga afërsia dy protestues paqësorë, Arben Xheladini dhe Mon Balaj ndërsa rëndë dhe lehtë janë lënduar mbi 100 protestues e se pas ekzekutimit të tyre, ka filluar një ndjekje e atyre që kanë marrë pjesë në këto protesta apo që konsiderohet se janë përgjegjës për organizimin e tyre. Duke kujtuar faktin se ekzekutimin e protestuesve paqësorë e kanë bërë policët e kontigjentit rumunë të Policisë së UNMIK-ut, polakë dhe ukrainas. Ndërsa, ata që e kanë udhëhequr këtë operacion kanë qenë eprorë gjermanë dhe amerikanë.

“KMDLNj ka monitoruar këto protesta gjatë tërë kohës andaj është dëshmitar nga vendi i ngjarjes për një krim të kryer dhe i cili, deri më tani ka mbetur i pandëshkuar. KMDLNj, menjëherë e ka denoncuar këtë krim mirëpo, përveç karakterit sensibilizues nuk ka arritur rezultate në krijimin e kushteve për ndjekjen e përgjegjësve dhe urdhërdhënësve të këtij krimi kundër fjalës së lire dhe të drejtës për demonstratë, si të drejta elementare të njeriut”, citon më tej letra.

Duke u sjellë ndërmend Prokurorit të Shtetit, se këto raste nuk mund të konsiderohen si ad acta, raste të mbyllura, por duhet të rinisin hetime për sqarimin përfundimtar të tyre.

n.e/NOA

KOMENTE