English

Krujë, plagoset me thikë mësuesi i shkollës 9-vjeçare

Krujë, 9 shkurt 2011, NOA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur një shkollë 9-vjeçare në qytetin e Krujës.

Pak minuta më parë është sulmuar dhe plagosur me thikë mësuesi Roland Daja.

Mësohet se Daja ka qenë në ambientet e shkollës në momentet kur është kryer sulmi ndaj tij.

Ndërsa agresori ka plagosur mësuesin është larguar menjëherë nga vendngjarja, por nuk ka mundur të vazhdojë gjatë arratisjen e tij, pasi uniformat blu e kanë identifikuar dhe arrestuar atë.

Identiteti i autorit mësohet se është Leonard Loçi, i moshës 29 vjeçare.

I plagosuri është shoqëruar menjëherë në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Megjithatë ende nuk nuk bëhen të ditura arsyet që kanë çuar në këtë ngjarje.

a.y/NOA

KOMENTE