Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri: Prioritet i qeverisë, arti dhe kultura
English

Kryeministri: Prioritet i qeverisë, arti dhe kultura

Tiranë, 9 shkurt 2011, NOA- (Update) Në vijim të fjalës së tij gjatë mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Berisha përmendi një varg projektesh që do të kthehen në realitet së shpejti.

“U premtua nga qeveria ngritja e Teatrit të Komedisë, dhe sot qeveria vendos ngritjen e këtij teatri si një vendosmëri për të mbështetur fuqishëm komedinë Shqiptare, Satirën Shqiptare”, u shpreh Kryeministri.

Sipas tij teatri do të bëhet një promotor i fuqishëm i zhvillimit të kësaj gjinie themelore për veprat me rëndësi të madhe skenike.

Më tej kreu i ekzekutivit shtoi se, “Ministrit i është kërkuar që të sjellë në qeveri vendimin për Cirkun Kombëtar, pasi qeveria është e vendosur që Cirkun ta shndërrojë në një institucion kombëtar, pasi ai i ka artistët të talentuar”.

Një tjetër vëmendje tha ai do i kushtohet edhe Ansamblit të Këngës dhe Valleve Popullore, duke vijuar: “Ne nuk do pranojmë që të humbasim asnjë nga pasuritë e pasura kulturore që kemi, prandaj ato do të kenë gjithë vëmendjen tonë në investime.

a.y/NOA

KOMENTE