Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Qeveria rrezik i hapur për shoqërinë
English

PS: Qeveria rrezik i hapur për shoqërinë

Tiranë, 9 shkurt 2011, NOA – Partia Socialiste e ka cilësuar ndalimin nga Prokuroria të gardistëve të implikuar në vrasjet e katër demonstruesve në 21 janar si një hap drejt të vërtetës që sipas selisë rozë e di e tërë Shqipëria. Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ritheksoi në një konferencë për shtyp se “Vrasjet u kryen nga qeveria dhe një qeveri që vret qytetarë të paarmatosur në një demonstratë, përbën një rrezik të hapur për shoqërinë”.

Ai bëri rishtas thirrje që qeveria të largohet e jo të lejohet të vazhdojë të vrasë, e gënjejë paturpësisht sikundër bëri edhe sot kryeministri, që sikundër citoi deputeti Balla, gënjeu kur tha se ky vend ka sot 1 milionë të papunë.

Deputeti socialist i bëri rishtas thirrje popullit të demonstrojë në 18 shkurt në bulevard në emër të 1 milion të papunëve.

“Shqipëria nuk mund ta mbajë dot më në kurriz këtë regjim kusarie vrastare. Demonstrata e 18 shkurtit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të dëshmojë se shqiptarët nuk e pranojnë as nënshtrimin ndaj këtij regjimi, as bashkëjetesën indiferente me këtë regjim dhe as vazhdimin e rrugës së vendit nën diktatin e një regjimi të tillë, që arrin të vrasë njerëz për të mos hequr dorë nga pasurimi i paligjshëm”, u shpreh deputeti socialist.

Ai bëri thirrje të gjithë qytetarëve të dalin në bulevard në 18 shkurt dhe të protestojnë kundër varfërisë, rritjes së çmimeve si dhe kundër pushtetit të korrupsionit.

mit/NOA

KOMENTE