English

Qeveria: Miratohet dëmshpërblimi financiar për 380 ish-të dënuari politikë

Tiranë, 9 shkurt 2011, NOA – Këshilli i Ministrave miratoi sot gjatë mbledhjes së përjavshme vendimin për dëmshpërblimin financiar për 380 ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist. Sikundër bën të ditur zyra e shtypit e qeverisë vendimi përcakton masën e dëmshpërblimit për ish të dënuarit politikë, të cilët kanë vuajtur dënimin e kryer në burg nga data 30.11.1944 deri më 01.10.1991, si dhe për familjarët e të dënuarve me dënim kapital si të pushkatuar apo ekzekutuar.

Shuma e masës financiare e përllogaritur sipas këtij vendimi, në total është 1 380 659.354 lekë.

Kryeministri Berisha theksoi gjatë mbledhjes së qeverisë se janë miratuar disa vendime për të disbursuar shumat e caktuara për të përndjekurit, duke nënvizuar se qeveria është e vendosur t’i dëmshpërblejë ata për sakrificat e hequra në burgjet komuniste.

mit/NOA

KOMENTE