English

Video 3D, NASA: Ja dielli siç nuk është parë kurrë

Tiranë, 9 Shkurt, NOA- Një video spektakolare 3D që në sajë të NASA-s demonstron diellin si kurrë nuk është parë më parë me një panoramë në 360 gradë dhe në tre dimensione.

Imazhet janë montuar duke u nisur nga materialet e mbledhura nga sondat binjake stereo duke treguar kështu një panoramë tredimensionale të diellit tonë.

E gjithë zona e zjarrtë nuk është parë ndonjëherë kaq e rrumbullakët, aq sa NASA në mënyrë “provokative” ka deklaruar: “Është zyrtare, Dielli është sferik”.

Të dyja sondat binjake stereo ishin lëshuar në vitin 2006 drejt Diellit. Projekti Solar TErrestrial RElations Observatory është ndarë në fakt me sondat STEREO Ahead dhe STEREO Behind.

Këtu gjeni më shumë mbi inovacionin.

[media id=98 width=580 height=440]

KOMENTE