English

Dy të vdekur e dy të plagosur, nga aksidenti në Lushnje

Lushnje, 10 shkurt 2011, NOA- Një aksident i ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lushnjes ka shkaktuar dy viktima.

Sipas të dhënave paraprake viktimat janë Enver Sulko 65-vjeç dhe bashkëshortja e tij 60-vjeç.

Nga ngjarja mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, ende të pa identifikuar, të cilët kanë përfunduar në spitalin rajonal me fraktura të rënda.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e shkuar kur një automjet tip “Fuoristradë”, ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe në vendin e quajtur Rotondoja e Savrës, në aksin rrugor Lushnjë- Fier.

Dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia e madhe e drejtuesit të automjetit.

a.y/NOA

KOMENTE