Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Pse e paditëm deputetin Armand Prenga
English

PD: Pse e paditëm deputetin Armand Prenga

Tiranë, 10 shkurt, NOA Update – Grupi parlamentar i Partisë Demokratike paditi sot në prokurori deputetin e Partisë Socialiste, Armando Prenga, i cili akuzohet se goditi për shkak të detyrës.

Kallëzimi penal erdhi pasi në seancën e paradites Armando Ndue Prenga kishte sulmuar dhe goditur në fytyrë deputetin e Partisë Demokratike, Edi Paloka, në momentin që ky i fundit ishte duke folur në vendin e tij”.

Ky është sqarimi zyrtar që grupi i PD-së jep në lidhje me padinë e dorëzuar në prokurori ndaj deputetit socialist Armand Prenga.

Duke vijuar më tej se padia e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është e shoqëruar edhe me videon me pamje të skenës së dhunës, kur shquhen qartë veprimet agresive të deputetit socialist Armando Prenga.

“Ndërkohë, ngjarja është shumë e njohur për publikun, sepse ajo është transmetuar në të gjitha mediat elektronike të vendit”, citon njoftimi përkatës.

“Kjo nuk është hera e parë, që deputetë të Partisë Socialiste përdorin dhunën në sallën e parlamentit. Disa muaj më parë prokuroria pushoi çështjen në ngarkim të deputetit socialist Tom Doshi, i cili gjatë zhvillimit të seancës plenare kishte kërcënuar me jetë deputetin e PD, Gent Strazimiri.

Ngjarja e rëndë ndodhi në seancën e parë, që grupi i Partisë Socialiste vinte në sallën e seancave të Kuvendit, që pas dhunës së pashembullt të 21 janarit”, përfundon ai.

n.e/NOA

KOMENTE