Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përjashtohen 15 ditë Stërkaj, Prenga dhe Tahiri
English

Përjashtohen 15 ditë Stërkaj, Prenga dhe Tahiri

Tiranë, 10 shkurt 2011, NOA/ Irma Toptani – Pas degjenerimit të seancës së sotme parlamentare, ku deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës Armando Prenga goditi me grusht deputetin demokrat Edi Paloka, një situatë kjo që erdhi pas një përplasjeje edhe të deputetit socialist Paulin Stërkaj po me Palokën, Byroja e Kuvendit vendosi përjashtimin e nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare për 15 ditë të deputetëve Paulin Stërkaj, Armando Prenga e Saimir tahiri.

Në një njoftim për shtyp të Kryesisë së Kuvendit bëhet me dije se byroja u mblodh me kërkesë të shtatë deputetëve dhe mori në shqyrtim propozimin e një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për përjashtimin nga seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve të deputetëve Paulin Sterkaj, Saimir Tahiri, Armando Prenga, Dashamir Peza dhe Taulant Balla.

Më tej, shkruhet se në këtë mbledhje të parë pas dhunës së ushtruar nga një grup i vogël deputetësh socialistë në dhunim të Kushtetutës dhe ligjit, kërcënimit të jetës së deputetëve dhe ushtrimit të dhunës fizike ndaj tyre, Byroja vendosi përjashtimin nga komisionet dhe seancat plenare për 15 ditë duke filluar nga dita e hënë, 14 shkurt 2011 të deputetëve Paulin Sterkaj, Armando Prenga dhe Saimir Tahiri.

Byroja e Kuvendit ka shprehur dorazi vendosmërinë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar funksionimin normal të Parlamentit.

Këto masa u morën pak pas mbylljes së seancës së sotme plenare, e cila u tensionua tejet, pasi deputetët e opozitës kërkuan paraqitjen në kuvend të kryeministrin Sali Berisha dhe Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, me akuzat se janë përgjegjësit e 21 janarit dhe vrasjes së katër demonstruesve.

Pas akuzave të ashpra dhe tensionit të degjeneruar edhe në përplasje fizike kur deputetët e opozitës iu afruan podiumit të Kuvendit, këta të fundit pas fjalës së kryetarit të Grupit Kuvendor socialist bojkotuan seancën plenare, duke akuzuar Kryeministrin, se nuk është një burrë shteti, por një fashist, që vret qytetarët e vet.

mit/NOA

KOMENTE