English

Sneijder: Milan, do të arrijmë

Milano, 10 Shkurt NOA - Sneijder është tepër i entuziazmuar për të arritur në krye të klasifikimit të Seria A deh ka lëshuar mesazhe në drejtim të rivalëve të Milanit. Në seancën stërvitore të tij me përfaqësuesen e Holandës (do të luajë në shtëpi kundër Austrisë), mesfushori i Interit ka paralajmëruar të gjithë kuq e zinjtë: “Pikët e distancës me Milanin janë pakësuar shumë. Nëse fitojmë kundrejt Juventusit dhe Fiorentinës mund të synojmë realisht për fitimin e kampionatit. Jam i vetëdijshëm dhe e ndjej se mund të shpallemi kampion dhe në fundin e këtij sezoni”, - deklaroi Wesley Sneijder.

r.b/NOA

KOMENTE