English

Deputetët Stërkaj dhe Doshi në prokurori, dëshmojnë për 21 Janarin

Tiranë, 11 shkurt, NOA – Deputetët socialistë, Paulin Stërkaj dhe Tom Doshi, janë thirrur sot nga organi i akuzës për të dhënë dëshminë e tyre mbi ngjarjet e dhunshme të 21 Janarit.

Ndërsa para tyre, në prokurorinë e Tiranës kanë dëshmuar edhe dy përfaqësues të opozitës si Skënder Gjinushi dhe Nard Ndoka, rreth atyre ngjarjeve.

Dëshmitë e tyre paraqiten me rëndësi, përballë akuzave që ka ngritur mazhoranca ndaj tyre, si nxitës së dhunës së demonstruesve ndaj forcave të rendit, që ishin në mbrojtje të institucionit të Kryeministrisë.

n.e/NOA

KOMENTE