Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PPE: Dënojmë dhunën e 21 janarit, PS të distancohet
English

PPE: Dënojmë dhunën e 21 janarit, PS të distancohet

Bruksel, 11 shkurt 2011, NOA- Ditën e djeshme, Ministri i Brendshëm Lulzim Basha mori pjesë në mbledhjen e asamblesë politike të Partive Popullore Europiane në Bruksel.

Asambleja politike e Partive Popullore Europiane, grupit më të madh parlamentar në Parlamentin Europian, unanimisht, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, ka votuar për të dënuar pa asnjë ekuivok dhunën e 21 janarit, organizatorët e kësaj dhune dhe përpjekjen për të arritur qëllime politike me mjete të dhunshme të konstatuar më 21 janar nga Edi Rama dhe një grup njerëzish rreth tij.

Ka dënuar organizimin dhe ekzekutimin e kësaj dhune më 21 janar, i ka bërë thirrje opozitës shqiptare të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, si zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të bashkëpunojë brenda institucioneve dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet shqiptare, sikundër ka dhënë mbështetje të plotë dhe pa asnjë rezervë për qeverinë shqiptare dhe për projektin europian të qeverisë së Kryeministrit Berisha.

Shqetësimi sot ka qenë shumë i madh për mjetet e zgjedhura nga Edi Rama, faktin që nuk është fshehur aspak skenari, dhe informacioni është i plotë jo vetëm tek Partia Popullore Europiane por edhe të gjithë komponentët e tjerë të Parlamentit Europian se kemi të bëjmë me një skenar të paramenduar, të mirëpërgatitur, pra jo diçka që ka ndodhur në mënyrë spontane, faktin që kemi të bëjmë me një kontigjent në tërësi pa lidhje politike, pra një përzgjedhje të kontigjentit kriminal, njerëz të dënuar për krime të rënda apo njerëz që ndiqen për krime të rënda dhe keqpërdorimi i kontigjenteve të të rinjve të droguar.

Të gjitha këto të dhëna janë sintetizuar në qëndrimin që është vënë re edhe gjatë diskutimit të asamblesë politike të Partive Popullore Europiane, të një shqetësimi të thellë për vazhdimin e përdorimit të mjeteve të tilla nga Edi Rama, vazhdimit të përdorimit të instrumentave jo demokratikë dhe violentë për të arritur qëllime politike.

Se sa efekt kjo ka tek Edi Rama kjo mbetet për t’u parë, por fakti është që deri më sot jo vetëm që nuk ka dëgjuar zërin e Parlamentit Europian, apo aq më pak të grupit parlamentar të PPE, por nuk ka dëgjuar deri më tani asnjë nga miqtë, partnerët euroatlantikë të Shqipërisë nga Washingtoni në Bruksel.

Ministri Basha zhvilloi takime me Kryetarin e Parlamentit Europian Z. Jerzy Buzek, Presidentin e Partisë Popullore Europiane z. Wilfried Martens dhe Sekretarin e Përgjitshshëm të PPE, z.Antonio Lopez- Isturiz.

a.y/NOA

KOMENTE