English

Njoftohet prezantimi i HP Pre 3

SHBA, 12 Shkurt NOA - HP ka treguar ditën e djeshme smartphone e parë të gamës Pre. Bëhet fjalë për HP Pre 3, i cili karakterizohet nga një tastierë QWERTY me rrëshqitje dhe përfshin një ekran me prekje të formatit WVGA dhe madhësisë 3.6 polësh. Kamera e pasme do të jetë 5.0 megapixel men autofocus, blic LED dhe mundësi regjistrimi në formatin HD. Telefoni do të jetë i pajisur dhe me një kamerë frontale për të bërë të mundur realizimin e video-thirrjeve. Të pranishme lidhjet 3G, Wi-Fi (802.11a/b/g/n - 5GHz), Bluetooth dhe marrësi GPS Procesori do të jetë Qualcomm MSM 8x55 CPU në 1.4GHz, ndërsa memoria RAM 512MB. Për sa i përket çmimit ende nuk është bërë asgjë e ditur.

r.b/NOA

KOMENTE