Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BDI dhe VMRO-DPMNE reagojnë për incidentin
English

BDI dhe VMRO-DPMNE reagojnë për incidentin

Shkup, 13 shkurt 2011, NOA- BDI nëpërmjet një deklarate ka shprehur qëndrimin e saj por edhe të VMRO-DPMNE-së lidhur me incidentet e dhunshme në Kalanë e Shkupit.

“Partitë politike BDI dhe VMRO-DPMNE dënojnë incidentin e sotëm në Kalanë e Shkupit dhe njëkohësisht bëjnë thirrje për qetësim të situatës. Çështjet e tilla të ndjeshme duhet dhe mundet të zgjidhjen vetëm në dialog të hapur politik edhe atë në institucionet e sistemit. Nuk mundet askush çështjet e këtilla të ndjeshme ti shfrytëzoj për qëllime tjera. Ju bindim se institucionet e vendit kanë kapacitet që ta zgjidhin këtë çështje të ndjeshme në të mirë të ardhmërisë demokratike të shtetit tonë të përbashkët”, thuhet në komunikatën e përbashkët.

Gjithashtu kjo parti siguron se kultivimi i të drejtave kulturore dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore për të gjithë popujt që jetojnë në Maqedoni është njëri nga prioritet e dy partive politike.

“Karakteri multietnik dhe multikonfesional janë shtyllë kryesore i ambientit demokratik.

Apelojmë deri te të gjithë partitë politike dhe sektori civil me gjakftohtësi tu qasen çështjeve të kësaj natyre. BDI dhe VMRO-DPMNE do të shfrytëzojnë të gjitha kapacitet politike të tyre dhe institucionet që ky incident të mos përsëritet në të ardhmen dhe nuk do të lejojmë që kjo të keqpërdoret nga parti politike dhe individë të caktuar”, thuhet në deklaratë

(INA)/ NOA

KOMENTE