Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mançini: Rooney na mohoi titullin, goli i tij i pabesueshëm
English

Mançini: Rooney na mohoi titullin, goli i tij i pabesueshëm

E diel, 13 shkurt 2011, NOA- Roberto Mançini është shprehur pesimist për titullin, pas golit të Wayne Rooney.

“Kur një lojtar fantastik si Rooney shënon një gol të tillë, është e pa besueshme. Ai shënoi gol fantastik. Më vjen keq për lojtarët e mi, sepse ne nuk merituam humbjen. Jam krenar me lojtarët e mi. Ne luajtëm si ekip dhe luajtëm shumë mirë. Në pjesën e dytë ne kontrolluam ndeshjen dhe United ka pasur dy lojtarë prapa topit në mesfushë”, u shpreh Mançini.

Më tej ai ka shtuar se, “Është më vështirë tani. Tetë pikë janë shumë për momentin. Ne luajmë të martën në Europa League në një ndeshje të rëndësishme, ndërsa me rëndësi tani është të mendojmë pozitivisht. Ndoshta ne do ta fitojmë titullin ose do të fitojmë ndeshjet kur nuk do t’i meritojmë ato. Vitin e parë kur isha te Interi, sa herë jemi ndeshur me Milanin kemi humbur dhe nuk e meritonim. Të shoh të njëjtën gjë këtu është e pa besueshme. Kur një ekip ka mentalitet të fortë dhe nuk e meriton fitoren, atëherë mund ta fitojë ndeshjen”.

a.y/NOA

KOMENTE