Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Ina Rama kontrollohet nga kreu i PS
English

Meta: Ina Rama kontrollohet nga kreu i PS

Korçë, 13 shkurt, NOA – Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka kërkuar sot nga Prokuroria e Përgjithshme që të mos tregohet e njëanshme në hetimin që po bënë në lidhje me video regjistrimin.

Ai u shpreh se Prokuroria nuk ka pranuar se videoja është e montuar, ndërkohë që ekspertë kanë deklaruar se është një montim i dobët.

“Nuk ka vullnet Prokuroria e Përgjithshme për t’i dhënë përgjigje pyetjes nëse videoja e dhënë në Fiks Fare, është apo s’është një video e cila vërteton akuzat e bëra ndaj peronit, sepse nuk lejon zonjën Rama, zoti Rama, sepse ka dalë ai garant, se titrat i ka vendosur ai”, tha dje Meta në takimin e zhvilluar me anëtarët e LSI-së në Koçë.

Ai u shpreh se akuzat e Priftit nuk mund të merren më për bazë, pasi nuk është i besueshëm. “Nuk mund të jetë Prokuroria e Përgjithshme lojtare politike. Ajo ka për detyrë që çdo akuzë ta bëjë mbi prova dhe jo intriga të thurura në ambiente që s’kanë asnjë lidhje me moralin e shtetit. Si mund të jetë fakt një deklaratë e papërgjegjshme e një personi të njohur botërisht”, tha Meta duke ju referuar akuzës së prokurorisë.

Meta ka theksuar se gjithë montimi i videos u përdor për të sjellë dhe dhunën e datës 21 janar.

Ai ka përsëritur të njëjtin qëndrim ndaj kryeprokurores me atë të kryeministrit Sali Berisha. “Nuk bëhet fjalë për dinjitetin e Ilir Metës, shokët dhe shoqet e bulevardit, nuk mund të vihet në diskutim respekti ndaj ligjit, përmes lojërave të tilla, kaq të shëmtuara dhe kaq ordinere”, tha Meta.

a.k/NOA

KOMENTE