Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndikimi grek, “Vatra” kërkon shtyrjen e regjistrimit në Shqipëri
English

Ndikimi grek, “Vatra” kërkon shtyrjen e regjistrimit në Shqipëri

SHBA, 13 shkurt, NOA - Federata Panshqiptare “Vatra” në SHBA kërkon shtyrjen e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, pas tentimeve dhe skenarëve greke në zonat e jugut.

“Rëndohet shqetësimi rreth regjistrimit të popullsisë në Shqipëri për shkak të veprimtarisë haptas agresive që grekët po zhvillojnë, sidomos në zonat e jugut, për të rritur artificialisht numrin e qytetarëve shqiptarë me etni greke. Aktivisti grek në Amerikë, Nicholas Gage sillet lirshëm nëpër Shqipëri duke inkurajuar qytetarët të deklarohen grekë në regjistrimin e 31 marsit të këtij viti. Ai është një armik i njohur i Shqipërisë, i cili punon për realizimin e planit grek që synon autonominë më parë dhe pastaj aneksimin e pjesës jugore që ata e quajnë Epiri i Veriut”, theksohet në apelin e “VATRA”.

Sipas kësaj shoqate, klima politike aktuale me protesta të pafund dhe “tentativat për ndryshimin e qeverisë me dhunë e gjakderdhje e vështirësojnë vëmendjen tek regjistrimi, ndërsa shovinistët grekë përfitojnë nga rrëmuja dhe shtojnë aktivitetin e tyre armiqësor”.

“VATRA” konsideron se për shkak të rrethanave jo të favorshme ekonomike dhe morale, mijëra shqiptarë janë detyruar të pajisen me dokumente false dhe të deklarohen grekë, pa qenë të tillë.

“Aktiviteti agresiv shovinist i konsullit, i deputetëve dhe aktivistëve tjerë të Greqisë, e bën të domosdoshme shtyrjen e regjistrimit dhe angazhimin e përbashkët për përgatitjen e opinionit shqiptar, në frymën e patriotizmit dhe të krenarisë kombëtare”, thuhet në mesazhin e Federatës Panshqiptare “Vatra”.

NOA/INA

KOMENTE