English

Trajkoviç: Me korrupsion Thaçi, ka arritur që të fitojë dy deputetë të LSJ

Prishtinë, 13 shkurt 2011, NOA- Rada Trajkoviç kryetare e Listës Unike Serbe (LSJ), deklaron se dy nga katër deputetët e kësaj partie, sipas marrëveshjes brenda koalicionit kanë marrë vendim që të përkrahin formimin e qeverisë së Kosovës në krye me PDK-në e Hashim Thaçit.

Sipas Trajkoviç, Thaçi në përpjekje për postin e kryeministrit “drejtpërdrejt është përzier” në marrëdhëniet e LJS dhe në mënyrë të dyshimtë ka siguruar përkrahjen në luftën për kryeministër.

“Me korrupsion apo me metoda të tjera për mua të panjohura, ka arritur që të fitojë dy deputetë tanë”, është shprehur ai.

Trajkoviç ka theksuar se Lista Unike Serbe do të qëndrojë në opozitë.

a.y/NOA

KOMENTE