Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zvicër, referendum për mbajtjen e armëve
English

Zvicër, referendum për mbajtjen e armëve

Zvicër, 13 shkurt, NOA - Në Zvicër sot mbahet referendumi mbi ndalimin e mbajtjes së armëve në shtëpi pas kryerjes së shërbimit ushtarak – një paktikë kjo e cila në këtë vend ekziston që nga viti 1874.

Në këtë mënyrë, partitë e majta dhe organizatat feministe, që janë nismëtare të propozimit, duan të zvogëlojnë numrin e vetëvrasjeve dhe të dhunës në familje. Zvicra ka shkallën më të lartë të vetëvrasjeve me armë zjarri në Evropë.

Sipas ligjit për armë, çdo person i moshës madhore mund të zotërojë armë personale nën kushte të caktuara.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se familjet zvicerane posedojnë rreth 2 milionë armë, ndërsa 240 mijë sosh nuk janë të regjistruara. Zvicra ka më pak se tetë milionë banorë.

NOA

KOMENTE