Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Apel ndaj politikës shqiptare: Po dëmtohen interesat e kombit
English

Apel ndaj politikës shqiptare: Po dëmtohen interesat e kombit

Prishtinë, 14 shkurt, NOA –Situata e krijuar gjatë këtij viti në rajon është në dëm të vet interesave të kombit. Sipas intelektualëve kosovarë, nëse nuk ndërhyet pasojat do të jetë të pariparueshme për shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi dhe në Kosovë.

Apeli i qartë dhe mjaft i ashpër vjen nga një grup intelektualësh që i thërrasin përgjegjshmërisë së politikanëve shqiptarë, duke kërkuar që të shohin pak më larg sesa interesi i karriges së tyre.

Sipas intelektualëve, ka dëme që mund të jenë të pariparueshme. “Proceset mund të degjenerohen nëse nuk përparojnë. Druajmë se do të vijnë kohët kur “nuk do të ketë më kohë” për ndërmarrjen e veprimeve racionale në interes të popullit dhe të kombit. Druajmë se është dëmtuar dhe se po vazhdon të dëmtohet imazhi i shqiptarëve, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë, në Maqedoni apo troje të tjera ku jetojnë ata. Luftimi me vendosmëri i korrupsionit, i krimit të organizuar dhe forcimi i përgjegjësisë shtetndërtuese bëjnë çelësin e daljes nga kjo situatë shqetësuese”, thuhet në deklaratën e iontelektualëve kosovarë.

Grupi i intelektualëve shpreh shqetësimin për krizën politike në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni dhe hapësira të tjera shqiptare.

“Përderisa në Shqipëri kriza, jo vetëm politike, ka marrë përmasat e një gjendjeje të rëndë dhe me shumë pasoja, Kosova po jeton në një kohë tensionesh politike: të brendshme shqiptare, për shkak të mospajtimeve partiake; në veriun e saj, për shkak të instrumentalizimit nga Beogradi zyrtar të një pjese të popullatës serbe dhe të përpjekjeve për ta mbajtur të tensionuar gjendjen atje, me qëllim të ndarjes së Kosovës dhe të cenimit të pavarësisë dhe të sovranitetit të saj, tashmë të njohur ndërkombëtarisht. Kosova njëkohësisht po ballafaqohet edhe me tensione sociale, të cilat vetëm sa mund t’i rrisin ato politike: shkalla shumë e lartë e papunësisë, përqindja shumë e lartë e të varfërve, nepotizmi dhe korrupsioni”, thuhet në deklaratë.

Jo pa qëllim, grupi i intelektualëve thekson se zhvillimet në Tiranë janë më të rëndësishme për gjithë shqiptarët, prej nga varet dhe fati i atyre që jetojnë jashtë saj. “Shqiptarët, kudo që jetojnë sot, të ndarë e të shpërndarë, janë duke ndjekur me ankth gjendjen në Shqipëri, të ndërgjegjshëm se nga zhvillimet politike atje do të varet shumë pozita e tyre jashtë kufijve të tashëm administrativë të saj. Shkaktarët e gjendjes së tashme në Shqipëri nuk mund të kërkohen dhe as të gjenden jashtë ngërçit politik, që për pasojë solli demonstratat e dhunshme të 21 janarit, me katër viktima, të cilat e vështirësuan mundësinë për të dialoguar daljen nga një gjendje tashmë kritike për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ngjarjet në seancën e fundit te Parlamentit vetëm sa konfirmuan se grushtet po bëhen “mënyrë komunikimi” i rivalëve politikë, të cilët do të duhej ta çonin vendin përpara. Drejtësia është para detyrës që të thotë të vërtetën për shumë çka”, thuhet në deklaratë.

Deklarata është nënshkruar nga;

Mark Krasniqi, akademik,

Prof.Dr. Jusuf Bajraktari, historian

Pajazit Nushi, akademik,

Vehap Shita, shkrimtar

Ramiz Kelmendi, shkrimtar

Minir Dushio, akademik,

Esat Stavileci, akademik,

Prof. Dr. Mazllum Baraliu, jurist

Prof. Dr. Skender Rizaj, historian

Ibrahim Kadriu, shkrimtar,

Prof.Dr. Fehmi Rexhepi, historian,

Violeta Nushi, arkitekte

Prof. Dr. Jahja Drançolli, historian

Prof.Dr. Muhamet Shatri, historian,

Nehat Islami, gazetar

Prof. Dr. Skender Kaçiu, bujqësi e veterinari,

Prof. Dr. Frashër Demaj, historian,

Xhafer Shatri, publicist,

Prof. Dr. Xheladin Shala, historian,

Zenun Çelaj, gazetar,

Prof.Dr. Mehmat Halimi, albanolog

Dr. Vexhahet Gacaferri,

Dr. Mejremi Maloku, mjeke

Destan Rukiqi, avokat

Nafije Latifi, gazetare,

Prof.Dr. Agni Aliu,

Prof. Dr. Ramiz Abdyli, historian,

Prof. Dr. Zymer Neziri, albanolog,

Prof. Dr. Jusuf Osmani, historian,

Engjell Berisha, akademik,

Ibrahim Osmani, politolog

Binak Kelmendi, shkrimtar e publicist,

Mehmet Gjata, gazetar

Mr. Gani Mulliqi, diplomat,

Jusuf Fetahi, pensionist.

a.k/NOA

KOMENTE