English

Pasqyra e Shtypit, 14 Shkurt 2011

Tiranë, 14 shkurt, NOA - Gazetat shqiptare flasin sërish mbi përplasjen e mazhorancës dhe organit të akuzës për demonstratën e 21 Janarit.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Mbështetja blihet”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete kontratat e ndërkombëtarëve me qeverinë shqiptare.

“Zgjedhjet, presidenti Topi nuk ndryshon datën, thërret shefin e OSBE-së” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Beqiri: Prokuroria nuk më ka njoftuar për videon me Priftin”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Thirret kreu i SHISH-it/ Hetimi, deputetët e Pd marrin certifikata sigurie”, i cili flet për vendimin e marrë nga komisioni hetimor parlamentar për thirrjen e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror për të dëshmuar rreth asaj çka ndodhi në 21 Janar.

“Drejtoresha e ISSH: Letër në shtëpi pensionistëve për llogaritë personale dhe përfitimet që nga viti 1946”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Kapen në Durrës 6 kg drogë, vinte nga Kosova”; “Flet Hodo Banushi: Baza sekrete të Shallvaret, ku do sulmohej enver Hoxha gjatë paradës” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Skandali me kombësinë”, i cili citon deklaratat e gjykatës së Korçës, sesi u bënë grekë 300 shqiptarë.

“Familja: Arben Imami, ju e vratë Ziverin!” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar letrës së dërguar nga familja e të vrarit më 21 Janar ndaj ministrit të Mbrojtjes.

Kurse “Të afërmit e Musabelliut: Drejtësi për djalin tonë” flet për vrasjen e ndodhur në qytetin Studenti.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “PD-LSI, sulm frontal Edi Ramës”, i cili tregon sesi dy partitë e mazhorancës kanë vijuar edhe këtë fundjavë sulmet ndaj organit të akuzës.

“Kisha ortodokse në kalanë e Shkupit trazon Maqedoninë, tetë të plagosur” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “PD vendos koncertin e madh më 20 shkurt”, “Ilir Gjoni: kush shkel rregullat, do të ndëshkohet” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Strategjia e re e PS, të prishë zgjedhjet” i cili tregon aksionin e ri opozitar për të injoruar zgjedhjet e 8 Majit, ndërsa ndërkombëtarët janë shprehur qartësisht kundër.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Haxhiqamilët dhe donkishotët, nuk na ndalin dot”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “PD: Ina Rama, implikim në grush shteti”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Hënë, 14 shkurt 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE