Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tregtimi i naftës bruto, Naço: Shoqëritë të zbatojnë marrëveshjet e hidrokarbureve
English

Tregtimi i naftës bruto, Naço: Shoqëritë të zbatojnë marrëveshjet e hidrokarbureve

Tiranë, 14 shkurt 2011, NOA – Pas shqetësimit të ngritur për tregtimin e naftës bruto jashtë destinacionit ligjor dhe teknik për përdorimin e saj, Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Nasip Naço, urdhëroi sot ngritjen e menjëhershme të grupit të punës, për verifikimin e të gjitha shoqërive të tregtimit të naftës dhe nënprodukteve të saj. Ministri Naço i kërkoi Kryeinspektorit të IQT-së zbatimin me rigorozitet të ligjit nr. 8450, “Për përpunimin transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”.

Zyra e METE-s bën me dije përmes një deklarate për mediat se ministri i Ekonomisë thekson se në rast të konstatimit të shkeljeve do të zbatohen me rigorozitet të gjitha sanksionet që parashikon ligji, që nga vendosja e gjobës deri në heqjen e lejes së tregtimit apo të autorizimit përkatës për ushtrimin e veprimtarisë.

Po kështu, Ministri Naço ka kërkuar nga shoqëritë që operojnë në fushën e prodhimit të naftës bruto, që mbi bazën e marrëveshjeve hidrokarbure, të zbatojnë korrektësisht këto marrëveshje, për të mos lejuar në asnjë rast tregtimin e prodhimit të tyre për t’u përdorur si lëndë djegëse jashtë destinacionit ligjor dhe teknik.

Ministri i Ekonomisë urdhëroi që për kontrollin e kësaj veprimtarie përveç IQT-së të angazhohen direkt edhe strukturat e AKBN-së brenda detyrave dhe kompetencave të tyre.

Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço u shpreh gjithashtu se në rast të konstatimit të shkeljeve, strukturat e METE-s do të bashkëpunojnë edhe me strukturat e tjera që mbulojnë çështjet e legjislaconit për politikat fiskale, për mbrojtjen e mjedisit dhe për mbrojtjen nga zjarri.

mit/NOA

KOMENTE