English

Boja mbi rektorin, reagime për arrestimin e aktivistëve

Tiranë, 15 shkurt 2011 - Arrestimi i aktivistëve të qendrës “Studim Kritikë Veprim” në Universitetin e Prishtinës vazhdon shënimin e kërkesës legjitime të banorëve te tij, studentëve për të pasur Universitet, pra për ta pasur atë publik dhe politikën policore të zotëruesve të saj, për ta kthyer hapësirën tonë në private përmes taksave të reja, tarifave të rritura të shkollimit, heqjes së bursave, përmes policisë brenda akademisë që siguron zbatimin e privatizimit dhe normalizimin e studentit.

Kështu reaguan para pak minutash studentët e “Studim Kritikë Veprim” që aderojnë në universitetet shtetërore të Tiranës dhe tek Universiteti i Prishtinës.

Ata kanë paralajmëruar se arrestimi i Studentëve mundohet të na frikësojë. Vetëm se kanë gabuar përshenjues duke theksuar edhe se arrestimet e padrejta nuk na ndalin dot, por veçse forcojnë lëvizjen tonë.

[media id=130 width=600 height=440]

Kurse vazhduan me reagimin e tyre:

“Sot ne veçse u treguam Rektorëve tanë e drejtuesve të tyre se është e pamundur të shuajnë kërkesat tona e që duhet t’u vijë turp për gjendjen në të cilën me vetëdije të plotë dhe strategjikisht e kanë sjellë Universitetin”, - thuhet në reagimin zyrtar.

Studentët e Universitetit të Prishtinës sot veçse u kujtuan të gjithëve ç’do të thotë të përskuqesh nga turpi kur bëmat janë të turpshme. Studentët u dhanë leksion pedagogëve të tyre.

Dhe si çdo leksion studentor, fjala menjëherë bëhet vepër. Ata që e kanë harruar efektin e skuqjes nga turpi, lloji e soji i rektorit të Universitetit të Prishtinës, i Ministrave të Gërdecit, u rikujtuan sot nga Studentët shqiptarë në Prishtinë e Tiranë se vendimet në kundërshtim me detyrat e detyrimet e tyre janë të papranueshme.

Të tilla urdhra u kthehen mbrapsht urdhërdhënësve menaxherë me ngjyrimin përkatës. Ky leksion nuk duhet harruar pasi veç përmes këtyre leksioneve mund të flasim sot për 54 vjetorin e Universitetit të Tiranës, 41 vjetorin e Universitetit të Prishtinës, për 16 vjetorin e Universitetit të Tetovës e me radhë.

***

Qendra "Studim Kritikë Veprim" organizoi sot një aksion protestues me rastin e 41 vjetorit të Universitetit të Prishtinës.

Aktivistët e Qendrës Studim Kritikë Veprim në rrethojën e rektoratit të Universitetit vendosën posterin me poezinë e Fan.S.Nolit (Anës Lumenjve), në të cilën ironizohet mbi gjendjen e sotme të Universitetit të Prishtinës.

Ndërkaq gjatë fjalimit rektori Mujë Rugova u "skuq" me bojë të kuqe, për “turpin në të cilin e ka katandisur Universitetin e Prishtinës sot”, sikundër akuzojnë aktivistët.

a.b/NOA

KOMENTE