English

Daid Beckham i zhveshur në një celular

SHBA, 15 Shkurt NOA - Screensaver-i i Victoria Beckham ka tërhequr vëmendjen e të gjithë paparacëve. Victoria dhe David Beckham janë një ndër çiftet më jetëgjatë të showbiz: të martuar prej shumë kohësh, me tre fëmijë meshkuj dhe një femër në ardhje. Ata gjithmonë kanë qenë në objektivin e paparacëve dhe objekt thashethemesh për tradhti të mundshme, mbi të gjitha në drejtim të David.

Megjithatë siç bëhet e ditur nga mediat dhe falë fotove të kapura së fundmi në Nju Jork, ish-Spice Gril mban gjithmonë me vete bashkëshortin saj dhe shumicën e kohës gjysmë të zhveshur...

Victoria, faktikisht, mban si fond të i-Phone të saj një foto seksi të Davidit të saj dhe diçka e tillë është provuar nga foto e fundit që janë marrë.

r.b/NOA

KOMENTE