English

Fëmijët kundërshtojnë çiftin Beckham: Nuk duam motër!

E martë, 15 shkurt 2011, NOA- Prej disa kohësh dihet se Victoria Beckham është shtatzënë me fëmijën e saj të katërt, çka sipas mjekut të saj pritet të jetë vajzë.

Por duket se janë djemtë e saj nuk janë dakord që të kenë një motër pasi sipas Victorias ata duan një tjetër vëlla.

“Mund të them, ndryshe nga thashethemet, se nuk e di gjininë e foshnjës. Ne jemi shumë me fat dhe shumë të bekuar. Fëmijët janë të ngazëllyer të kenë një vëlla të vogël për ta mësuar si të luajë futboll. Por nëse është vajzë, do të ishim të lumtur gjithashtu”, është shprehur Victoria.

Ajo dhe futbollisti David Beckham, kanë tre djem: Brooklyn, 11 vjeç, Romeo, 8 vjeç dhe Cruz i moshës 5 vjeçare.

Çifti i njohur dhe shumë i përfolur nga mediat në shumë dalje të tyre kanë shprehur dëshirën për të patur një vajzë.

a.y/NOA

KOMENTE