Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hapet rruga, Behxhet Pacolli përgatitet për President
English

Hapet rruga, Behxhet Pacolli përgatitet për President

Prishtinë, 15 shkurt 2011, NOA- Drejtues të PDK-së, të kryesuar nga Hashim Thaçi, kanë thënë për mediat se me kusht ndërtimin e koalicionit qeverisës kjo parti heq dorë nga posti i Presidentit.

Pas afro tre orë mbledhje, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka vendosur që të hyjë në koalicion me Aleancën për Kosovë të Re, duke i lënë kësaj partie, postin e presidentit, për të cilin i përzgjedhur nga partia është Behxhet Pacolli.

Kreu i AKR-së, kishte vendosur si kusht për koalicion, postin e Presidentit, dhe deri në momentin që nuk do plotësohej kjo kërkesë, AKR përmes Pacollit kishte deklaruar se do të mbetej në opozitë.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, është shprehur se vendimi është marrë me konsensus, edhe pse, sipas, tij, ka pasur debat dhe mendime të ndryshme, lidhur me postet.

“Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që të hyjë në koalicion me AKR-në. Ka vendosur që pozitat kryesore të ndahen, natyrisht edhe pozita e presidentit t’i takojë AKR-së, ndërsa për vendime tjera, për ministri do të negociohen në mes të Kryesisë së PDK-së, apo grupit që e kemi pasur, dhe Kryesisë së AKR-së”, është shprehur Kuçi për mediat.

Ndërkaq brenda pak ditësh pritet zyrtarizimi i koalicionit qeverisës dhe ndarja e posteve qeveritare.

a.y/NOA

KOMENTE