English

Sagem Wirless ndryshon emër dhe bëhet MobiWire

SHBA, 15 Shkurt NOA - Ndryshime të mëdha në shtëpinë Sagem Wireless, me ndërmarrjen që ka ndryshuar emër dhe politikë komercializimi. Shoqëria ka vendosur faktikisht të ndërrojë emrin e saj në MobiWire dhe nuk do të prodhojë më celularë më markën e saj, por do të veprojë për llogari të ndërmarrjeve të tjera, në veçanti për operatorët telefonikë. MobiWire do të përdorë për smartphon-ët e saj ndërfaqen e re Surface dhe sistemin operativ Android, një çiftëzim që do të premton të ofrojë një eksperiencë të mirë përdorimi dhe një fleksibilitet të madh. Produktet e MobiWire do të vijnë me më shumë përshkrime gjatë muajve të ardhshëm, me markën e operatorëve telefonikë ose të agjencive, ashtu siç ka ndodhur kohët e fundit me telefonat e Porsche Design dhe Puma, të realizuar nga Sagem.

r.b/NOA

KOMENTE