English

“Bastardi” Gatusso, pret dënimin e UEFA-s

E mërkurë, 16 shkurt 2011, NOA- UEFA pritet të japë dënimin ndaj mesfushorit të Milanit, Gennaro Gattuso.

Kjo masë prite të vijë pas veprimeve të tij në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Tottenhamit, ku goditi zëvendës trajnerin e klubit anglez Joe Jordan.

Ditën e sotme agjenti i Gattusos deklaroi për “Sky Sport 24” se reagimi i ashpër i Gattusos erdhi pas fyerjes racore nga Joe Jordan, i cili mësohet t’i ketë thënë mesfushorit Milanist “Bastard i mallkuar italian”.

Por pavarësisht fyerjes bëhet e ditur komisioni disiplinor i UEFA-s është duke u marrë seriozisht me dënimin e Gattusos.

Por pavarësisht spekulimeve nuk dihet ende masa që do jepet nga ky komision dhe as ndeshjet ku futbollisti nuk do të luajë.

a.y/NOA

KOMENTE