Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Që nga 2005-a, opozita 1730 protesta
English

Berisha: Që nga 2005-a, opozita 1730 protesta

Tiranë, 16 shkurt, NOA – Që nga viti 2005, opozita e këtij vendi ka kryer mëse 1730 protesta anti-qeveritare.

Një shifër e tillë u komunikua gjatë seancës së sotme plenare nga ana e kryeministrit Berisha, sipas të cilit, opozita po synon me çdo kusht që të rrëzojë rendin kushtetues në vend.

“Kështu bëri edhe me sulmin e organizuar të 21 Janarit, për 5 orë ndaj Kryeministrisë. Por ligji do të veprojë ndaj çdo kërcënimi”, tha ai.

Sa i përket kohës së debateve të opozitës në Kuvend, ai tha se neni që lejon një orë debate nuk do të ndryshohet, por opozita nuk do të lejohet të bllokojë Parlamentin.

“Ligji do të veprojë. Ju do të keni të drejtë që të diskutoni por nuk do të mund të bllokoni këtë parlament. Nuk do të lejohet asnjë lloj abuzimi dhe në këtë Parlament do të sundojë ligji”, theksoi Berisha.

Duke shtuar se nëse opozita ka vullnetin për të ndryshuar Kushtetutën atëherë ndryshimi i rregullores do të jetë provizor.

n.e/NOA

KOMENTE