Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto: Opozita të reflektojë për përmbushjen e 12 rekomandimeve
English

Haxhinasto: Opozita të reflektojë për përmbushjen e 12 rekomandimeve

Tiranë, 16 shkurt 2011, NOA – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto deklaroi sot se pas sulmit të dhunshëm mbi institucionet në 21 janar mesazhet e mbrëmshme të Parlamentit Europian janë një zile alarmi për opozitën. Duke folur në një konferencë për shtyp kreu i diplomacisë u shpreh se “Mesazhet politike që u përcollën nga Strasburgu janë një këmbanë alarmi për ata që mendojnë se mund të mbajnë peng të ardhmen evropiane të vendit për t’i shërbyer interesave personale për pushtet”.

Ai theksoi se seanca e djeshme plenare e Parlamentit Evropian, risolli në vëmendjen tonë shqetësimin e partnerëve të Shqipërisë për situatën e poltike në vend pas demonstratës së dhunshme të 21 janarit ku u vranë katër demonstrues.

Në këtë kontekst Ministri Haxhinasto bëri ritheksoi faktin se qeveria është e fokusuar për përmbushjen e 12 rekomandimeve të Komisionit Europian për anëtarësimin e Shqipërisë.

“Kemi miratuar planin e veprimit për zbatimin e 12 prioriteteve të Komisionit Evropian, i cili angazhon në një aksion kombëtar të gjithë aktorët politike, institucionalë dhe shoqërorë në zbatimin e programit të punës sipas 12 prioriteteve të përcaktuara”, tha Ministri Haxhinasto duke sqaruar se “ky plan pune përmban një ndarje të qartë e të matshme, të masave, por dhe të përgjegjësive, kostot financiare dhe burimet njerëzore që do të duhet të angazhohen për zbatimin e tyre nga çdo institucion, nga ana e mazhorancës dhe e opozitës”.

Ai ndërkaq i bëri thirrje opozitës të reflektojë dhe të nisë bashkëpunimin me mazhorancën për përmbushjen e rekomandimeve për integrimin e Shqipërisë.

“Eshtë momenti që opozita të dëgjojë thirrjet që vijnë nga Brukseli dhe Ëashingtoni, të reflektojë dhe të ndërmarrë hapa konkretë e konstruktivë për të ardhmen e të gjithë qytetarëve shqiptarë drejt Bashkimit Evropian. Eshtë domosdoshmëri që opozita të marrë pjesë në procesin e adresimin të 12 prioriteteve, të angazhohet në mënyrë aktive për realizimin e zgjedhjeve të 8 majit dhe përmirësimin e kuadrit ligjor zgjedhor; të ushtrojë të drejtën dhe detyrimin kushtetues të përfaqësimit të interesave të qytetarëve duke u bërë pjesë e aktivitetit normal parlamentar për të realizuar gjithë reformat e domosdoshme që kërkon arritja e standarteve të BE-të, apeloi Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto.

Ai nënvizoi se mazhoranca është e hapur për bashkëpunim, por siguroi se “qeveria do të vazhdojë punën dhe do të bëjë çdo gjë që është në dorën dhe kapacitetin e saj për të zbatuar axhendën evropiane të Shqipërisë, ashtu siç realizoi premtimin e saj për të liberalizuar vizat”.

Pyetje: Zoti Ministër, a mund të na thoni nëse Këshilli i Europës ka konfirmuar dërgimin e një misioni vëzhgues për zgjedhjet vendore të 8 majit?

Ministri Haxhinasto: Po, ka pasur konfirmim nga Këshilli i Europës, nga Kongresi i Autoriteteve vendore, ashtu siç kemi pasur edhe nga OSBE - ODIHR i cili tashmë ka dërguar një mision në Shqipëri për të vlerësuar situatën parazgjedhore në vend dhe për të marrë vendimet e tij përsa i takon vëzhgimit të zgjedhjeve të 8 majit.

Pyetje: Si mendoni, a është e mjaftueshme koha për të bërë të mundur ndryshimet në kodin zgjedhor?

Ministri Haxhinasto: Mendoj se me ekzistencën e një vullneti politik, gjithçka është e mundur. Amendimet përkatëse mund të realizohen në mëyrë që të shkohet në zgjedhjet e 8 majit me një besim më të madh edhe përsa i takon kuadrit ligjor, por gjithashtu mendoj se më e rëndësishmja është klima politike, gatishmëria politike e çdo force për të shkuar në zgjedhjet e 8 majit nëpërmjet një procesi zgjedhor normal, me një klimë politike normale dhe jo me një klimë politike të kontestimit, të dhunës ndaj institucioneve, të bojkotimit ndaj parlamentit e kështu me radhë.

mit/NOA

KOMENTE