Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jankullovska: Padi penale ndaj 60 përgjegjësve të incidenteve në Kala
English

Jankullovska: Padi penale ndaj 60 përgjegjësve të incidenteve në Kala

Shkup, 16 shkurt 2011, NOA- Ministria e Brendshme Maqedonase është duke zhvilluar hetime operative për të penguar incidente të reja ndëretnike në Kala, ku maqedonasit kërkojnë të ndërtojnë një kishë.

Ndërsa ministrja maqedonase e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, i ka dënuar incidentet e ndodhura pak ditë më parë në kalanë e Shkupit midis grupeve shqiptare dhe atyre maqedonase.

Ajo shtoi gjithashtu se ndaj përgjegjësve do të ngrihen 60 padi penale ndaj personave që kanë qenë pjesë të incidenteve.

“Gjatë ditës së djeshme kemi bërë kontrollime plotësuese të videoinmçizimeve dhe kemi siguruar të dhëna në bazë të cilave mund të ngrihen padi penale kundër 60 personave”, tha Jankullovska.

Më tej ajo shtoi se, “Posedojmë të dhëna operative se përmes rrjeteve sociale organizohen grupe të reja të cilat dëshirojnë të protestojnë. Ne apelojmë te ato persona që të mos organizojnë kësi lloj protesta sepse do të përgjigjen para ligjit, njësoj sikurse personat që morën pjesë në protestat e kaluara”.

NOA

KOMENTE