Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KE dërgon 2 misione monitorimi të zgjedhjeve, me kërkesë të Qeverisë
English

KE dërgon 2 misione monitorimi të zgjedhjeve, me kërkesë të Qeverisë

Tiranë, 16 Shkurt 2011 NOA – Këshilli i Evropës ka vendosur të dërgojë një mision parazgjedhor dhe një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve të 8 majit në vendin tonë. Lajmi konfirmohet për agjencinë NOA nga burime zyrtare të Këshillit të Ministrave.

Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale (KALR) të Këshillit të Evropës i është përgjigjur pozitivisht ftesës së qeverisë shqiptare që KALR i KE-së të dërgojë një mision vëzhgimi për zgjedhjet e 8 majit 2011.

Në letrën e tij Sekretari i Përgjithshëm zoti Andreas Kiefer falenderon Ministrin e Jashtëm zotin Haxhinasto për ftesën dhe e informon se KALR i KE-së ka vendosur të dërgojë një mision parazgjedhor dhe një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve të 8 majit 2011, me anëtarë të Kongresit.

Qeveria shqiptare ka ftuar zyrtarisht Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale e KE-së dhe OSBE/ODIHR për të dërguar mision vëzhgimi sa më të gjerë me qëllim sigurimin e transparencës maksimale të procesit zgjedhor ku roli i këtyre organizatave të specializuara është vendimtar në certifikimin e standardeve zgjedhore.

Qeveria zyrtarisht dhe në mënyrë të vazhdueshme i ka kërkuar organizatave ndërkombëtare si OSBE, Këshilli i Evropës dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë angazhimin maksimal të vëzhguesve dhe thotë se e ka bërë këtë duke siguruar nga ana tjetër vullnetin e plotë të qeverisë shqiptare për të kontribuar në arritjen e standardeve më të larta zgjedhore të përcaktuara nga Këshilli i Evropës dhe OSBE.

e.t/NOA

KOMENTE