Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri: Qeveri e re në fund të javës që vjen
English

Kryeministri: Qeveri e re në fund të javës që vjen

Prishtinë,16 shkurt 2011 NOA - Nën drejtimin e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kabineti qeveritar ka zhvilluar mbledhjen e vet, e cilësuar si mbledhja e fundit e kësaj përbërje të qeverisë. Kryeministri ka theksuar se në cilësinë e mandatarit për krijimin qeverisë së re të Kosovës, do të angazhohet që deri në fund të javës së ardhshme, Kosova të krijojë Qeverinë e vet të re për të vazhduar me angazhimet ne procesin e integrimeve në NATO, BE dhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të përballet me sukses me sfida në katër vitet e ardhshme. Por ajo do të jetë e përgjegjshme, e fortë dhe do të bashkëpunojë me të gjithë aktorët politik institucional në Kosovë. Duke shprehur angazhimin për vazhdimin e proceseve zhvillimore në Kosovë, gjatë mandatit të ri qeverisës, Thaçi ka thënë se hapi i parë i Qeverisë së re të Kosovës do të jetë fillimi i reformimit të sistemit zgjedhor. Në këtë proces do të hapim një debat të gjerë në shoqërinë tonë me të gjitha institucionet dhe shoqërinë civile, për të ardhur ne përfundime dhe zgjidhje sa më adekuate dhe sa më të pranueshme për të gjithë.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri ka shprehur përgëzimet e tij për trevjetorin e pavarësisë së Kosovës, për të gjithë qytetarët Kosovës, duke shprehur respektin e veçantë për sakrificën dhe gjakun e të gjithë dëshmorëve të rënë për liri.

Kryeministri ka shprehur gjithashtu edhe falënderimin ndaj miqve ndërkombëtar për mbështetjen e pavarësisë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Po ashtu në mbledhje, Thaçi ka shprehur falënderimin për punën e përbashkët dhe për sukseset e arritura në tri vitet e kaluara. Angazhimi ynë është vlerësuar nga populli dhe partnerët e miqtë tanë, ka vlerësuar kryeministri.

Thaçi gjithashtu ka përgëzuar kabinetin e tij qeveritar për përvjetorin e tretë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe ka shprehur qëndrimin se sot Kosova vazhdon të qëndrojë në rrugën e zhvillimit dhe integrimit në strukturat euroatlantike.

Në falënderimin e tij, kryeministri ka përgëzuar ministrat dhe stafin e tyre dhe shërbyesit civil nëpër të gjitha dikasteret qeveritare dhe ka theksuar se të gjithë duhet të ndihemi mirë dhe krenarë për arritjet që ka shënuar Kosova në këtë periudhe trevjeçare.

“Zhvillimet që u imponuan nga vendimi Gjykatës Kushtetuese për shkeljen e Kushtetutës nga ana e ish-presidentit, e quan vendin në zgjedhje të parakohshme, proces të cilin e kemi përmbyllur me sukses, dhe kemi dëshmuar standard të lartë të zhvillimit të demokracisë në Kosovë” ka thënë kryeministri Hashim Thaçi. a.b/NOA

KOMENTE