English

Matura Shtetërore 2011, formularët dhe udhëzimet

Tiranë, 16 Shkurt 2011 NOA/ Ervin Tirana – Shpallet zyrtarisht formulari A1 dhe A1z, për të gjithë nxënësit që kanë përfunduar shkollën e mesme deri në vitin e kaluar akademik 2009-2010. Formularët që publikohen të plotë sot nga NOA, kanë pësuar ndryshime krahasuar me vitet e tjera.

Sakaq, janë futur edhe lëndë të reja: Anatomi, Harmoni, Histori baleti, Histori arti dhe Histori muzike.

Formulari A1Z plotësohet për t’u regjistruar në Maturën Shtetërore 2011nga të gjithë kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme brenda dhe jashtë shtetit para vitit 2011 dhe plotësojnë kriteret e përcaktuara në Rregulloren e Maturës Shtetërore 2011.

Ndër pikat kryesore të formularit të ri janë:

Formulari A1Z plotësohet me stilolaps me një ngjyrë blu ose të zezë dhe me shkronja të mëdha.

Formulari A1Z konsiderohet i vlefshëm VETËM nëse ai është i plotësuar në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme.

Formulari A1Z dorëzohet në Komisionin Shkollor të Maturës Shtetërore (KSHMSH) ku kandidati ka mbaruar shkollën. Në çdo rast tjetër ky formular dorëzohet në (KSHMSH) e përcaktuar nga DAR/ZA-ja.

Shpërndarja, plotësimi dhe dorëzimi i Formularit A1Z fillon më datë 20 shkurt 2011 dhe përfundon më datë 10 mars 2011. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit, plotësojnë Formularin A1Z në periudhën 1-15 maj 2011.

Në rast se kandidati ka bërë gabime në plotësimin e Formularit A1Z ai mund të plotësojë një formular tjetër A1Z, i cili zëvendëson të parin. Zëvendësimi i formularëve mund të pranohet nga Komisioni Shkollor i Maturës Shtetërore (KSHMSH) vetëm brenda afatit të dorëzimit të tij (10 mars 2011).

Formulari A1Z, pas plotësimit, kontrollohet me kujdes për saktësinë dhe më pas firmoset nga kandidati, anëtari i KSHMSH dhe drejtori i shkollës.

Çdo formular vuloset me vulën e shkollës.

Udhëzues për plotësimin e formularit A1 për regjistrimin e maturantëve në provimet e Maturës Shtetërore 2011

I. UDHËZIME TË PËRGJITHSHME

1. Formulari A1 plotësohet për t’u regjistruar në Maturën Shtetërore 2011 nga maturantët e vitit shkollor 2010-2011 dhe maturantët e viteve parardhëse që nuk kanë marrë dëftesë pjekurie.

2. Formulari A1 plotësohet me stilolaps me një ngjyrë, blu ose të zezë dhe me shkronja të mëdha.

3. Formulari A1 konsiderohet i vlefshëm VETËM nëse është plotësuar në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme.

4. Formulari A1 dorëzohet në Komisionin Shkollor të Maturës Shtetërore (KSHMSH), ku maturanti ka vazhduar/vazhdon shkollën. Në çdo rast tjetër ky formular dorëzohet në (KSHMSH) e përcaktuar nga DAR/ZA-ja.

5. Shpërndarja, plotësimi dhe dorëzimi i Formularit A1 fillon më datë 20 shkurt 2011 dhe përfundon më datë 10 mars 2011.

6. Në rast se maturanti ka bërë gabime në plotësimin e formularit, ai mund të plotësojë një formular tjetër A1, i cili zëvendëson të parin. Zëvendësimi i formularëve mund të pranohet nga Komisioni Shkollor i Maturës Shtetërore (KSHMSH) vetëm brenda afatit të dorëzimit të tij (10 mars 2011).

7. Formulari A1, pas plotësimit, kontrollohet me kujdes për saktësinë dhe më pas firmoset nga maturanti, mësuesi kujdestar/anëtari i KSHMSH (për rastet kur maturanti është para vitit 2011) dhe drejtori i shkollës.

8. Çdo formular vuloset me vulën e shkollës.

II. UDHËZIME TË DETAJUARA PËR PLOTËSIMIN E FORMULARIT

Në hapësirat e lëna bosh tek Formulari A1, plotësoni:

1. Emrin e DAR ose ZA, ku jepni provimet;

2. Emrin e qytetit ose fshatit, në të cilin ndodhet shkolla juaj;

3. Emrin e shkollës ku keni studiuar/po studioni;

4. Bazuar në tabelën Nr.1 (Indekset e profileve/degëve), gjeni indeksin e degës dhe shënoni numrin që përfaqëson dega që keni ndjekur/po ndiqni, p.sh.: Gjimnazi-Drejtimi Shoqëror, në tabelë ka indeksin 2, kështu që në formular ju do shënoni numrin 2. (Plotësohet nga mësuesi kujdestar/anëtari i KSHMSH).

5. Emrin Atësinë Mbiemrin

Kujdes! - të dhënat e mësipërme i plotësoni me shkronja të mëdha dhe në përputhje me

dokumentin e identifikimit.

- bëni kujdes me shkronjat (Ë) dhe (Ç).

6. Shënoni datëlindjen tuaj, duke plotësuar me dy shifra ditën dhe muajin, (p.sh.: 05/12/1992).

7. Vendosni shenjën X në kutinë që i përket gjinisë suaj. P.sh.: nëse i përkisni gjinisë femërore shënoni X në kutinë përbri fjalës “Femër”.

8. Vendosni shenjën X në kutinë Po, nëse do të vazhdoni studimet jashtë shtetit, ose në kutinë Jo, nëse nuk do të vazhdoni studimet jashtë shtetit.

9. Qarkoni IV ose V dhe shkronjat përkatëse A, B, C, D, E, F, G, H, I, K, L, M, N, O, P, Q, R, S. (P.sh.: nëse jeni në klasën IV B qarkohet IV dhe shkronja B dhe, nëse jeni në klasën V D, qarkohet V dhe shkronja D). Në rastin kur shkolla ka përdorur numra për emërtimin e klasave, mësuesi kujdestar/anëtari i KSHMSH të konvertojë numrin në shkronjë, sipas radhës së përcaktuar më sipër.

10. Bazuar në listën e lëndëve me zgjedhje, qarkoni 2 lëndët me zgjedhje që do të jepni provim dhe numrat që u korrespondojnë atyre.

P.sh.: 6. NJOHURI PËR SHOQËRINË dhe 8 GJUHË ANGLEZE

Kujdes!

Mund të zgjidhni duke qarkuar vetëm njërën nga lëndët e pikave 8-12 (Gjuhë angleze, Gjuhë frënge, Gjuhë italiane, Gjuhë gjermane, Gjuhë spanjolle).

Vetëm maturantët e shkollave artistike dhe koreografike mund të zgjedhin duke qarkuar vetëm njërën nga lëndët e pikave 13-17 (Histori muzike, Harmoni, Histori arti, Anatomi, Histori baleti).

Shënim:

- Maturanti firmos në hapësirën e përcaktuar për të.

- Mësuesi kujdestar/anëtari i KSHMSH shkruan emrin dhe mbiemrin (me shkronja të mëdha) dhe firmos në hapësirën e përcaktuar për të.

- Drejtori shkruan emrin dhe mbiemrin (me shkronja të mëdha), firmos dhe vulos me vulën e shkollës në hapësirën e përcaktuar për të.

- Nje kopje e formularit A1 ruhet në shkollë dhe formularët origjinalë përcillen nga KSHMSH në DAR/ZA.

INDEKSET E PROFILEVE / DEGËVE TË SHKOLLAVE TË MESME 2011

INDEKSET SHKOLLAT E MESME, DEGËT
1 GJIMNAZI DREJTIMI NATYROR
2 GJIMNAZI DREJTIMI SHOQËROR
3 GJIMNAZI DREJTIMI I PËRGJITHSHËM
4 SH. M. P. E PAPROFILIZUAR (PARA 2007)
5 GJIMNAZI ME KOHË TË SHKURTUAR
6 NATYROR 2 GJUHËSH FRANCEZE
7 SHOQËROR 2 GJUHËSH FRANCEZE
8 SHOQËROR 2 GJUHËSH ITALIANE
9 GJUHË E HUAJ ANGLISHT
10 GJUHË E HUAJ FRËNGJISHT
11 GJUHË E HUAJ GJERMANISHT
12 GJUHË E HUAJ SPANJISHT-RUSISHT
13 GJUHË E HUAJ ITALISHT
14 ARTISTIKE KOREOGRAFI
15 ARTISTIKE ARTE FIGURATIVE
16 ARTISTIKE MUZIKË
17 SPORTIVE FUTBOLL
18 SPORTIVE ATLETIKË
19 SPORTIVE VOLEJBOLL
20 SPORTIVE BASKETBOLL
21 PEDAGOGJIKE 4 VJEÇARE
22 PEDAGOGJIKE GREQISHT GJIROKASTËR
23 TEKNIKE 5 VJEÇARE( BANKA/TATIME/SIGURIME)
24 TEKNIKE EKONOMIKE 5 VJEÇARE TURIZËM
25 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 FERMER
26 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 HOTELERI TURIZËM
27 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 MAKINERI BUJQËSORE
28 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 TEKNOLOGJI USHQIMORE BYLMET MISH
29 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 TEKNOLOGJI USHQIMORE PIJE KONSERVA
30 TEKNIKE 5 VJEÇARE VETERINARI
31 TEKNIKE 5 VJEÇARE AGRO BIZNES
32 TEKNIKE 5 VJEÇARE ELEKTRIK I PËRGJITHSHËM
33 TEKNIKE 5 VJEÇARE ELEKTRONIKË
34 TEKNIKE 5 VJEÇARE ELEKTROTEKNIKË
35 TEKNIKE 5 VJEÇARE MEKANIK I PËRGJITHSHËM
36 TEKNIKE 5 VJEÇARE POLIGRAFIK
37 TEKNIKE 5 VJEÇARE PYJE
38 TEKNIKE 5 VJEÇARE TEKNIK GJEODET
39 TEKNIKE 5 VJEÇARE TEKNIK NDËRTIMI
40 TEKNIKE 5 VJEÇARE TEKNOLOGJI USHQIMORE
41 TEKNIKE 5 VJEÇARE TELEKOM
42 HARRY FULTZ MENAXHER AUTOMOBILASH
43 HARRY FULTZ BIZNES
44 HARRY FULTZ ELEKTRIKE
45 HARRY FULTZ ELEKTRONIKË
46 TEKNIKE 4 VJEÇARE (PARA 2007)
47 TEKNIKE PROFESIONALE ME KOHË TË SHKURTUAR
48 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 PERPUNIM DRURI
49 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 KONFEKSION-STILIM
50 PROFILI IM S’ËSHTË NË LISTË

Udhëzues për plotësimin e formularit A1z për regjistrimin e kandidatëve që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara vitit 2011, në provimet e Maturës Shtetërore 2011

I. UDHËZIME TË PËRGJITHSHME

1. Formulari A1Z plotësohet për t’u regjistruar në Maturën Shtetërore 2011nga të gjithë kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme brenda dhe jashtë shtetit para vitit 2011 dhe plotësojnë kriteret e përcaktuara në Rregulloren e Maturës Shtetërore 2011.

2. Formulari A1Z plotësohet me stilolaps me një ngjyrë blu ose të zezë dhe me shkronja të mëdha.

3. Formulari A1Z konsiderohet i vlefshëm VETËM nëse ai është i plotësuar në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme.

4. Formulari A1Z dorëzohet në Komisionin Shkollor të Maturës Shtetërore (KSHMSH) ku kandidati ka mbaruar shkollën. Në çdo rast tjetër ky formular dorëzohet në (KSHMSH) e përcaktuar nga DAR/ZA-ja.

5. Shpërndarja, plotësimi dhe dorëzimi i Formularit A1Z fillon më datë 20 shkurt 2011 dhe përfundon më datë 10 mars 2011. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit, plotësojnë Formularin A1Zperiudhën 1-15 maj 2011.

6. Në rast se kandidati ka bërë gabime në plotësimin e Formularit A1Z ai mund të plotësojë një formular tjetër A1Z, i cili zëvendëson të parin. Zëvendësimi i formularëve mund të pranohet nga Komisioni Shkollor i Maturës Shtetërore (KSHMSH) vetëm brenda afatit të dorëzimit të tij (10 mars 2011).

7. Formulari A1Z, pas plotësimit, kontrollohet me kujdes për saktësinë dhe më pas firmoset nga kandidati, anëtari i KSHMSH dhe drejtori i shkollës.

8. Çdo formular vuloset me vulën e shkollës.

II. UDHËZIME TË DETAJUARA PËR PLOTËSIMIN E FORMULARIT

Në hapësirat e lëna bosh tek Formulari A1Z, plotësoni:

1. Emrin e DAR ose ZA, ku do të jepni provimet;

2. Emrin e qytetit ose fshatit, në të cilin ndodhet shkolla;

3. Emrin e shkollës ku keni studiuar;

4. Bazuar në tabelën Nr.1 (Indekset e profileve/degëve) gjeni indeksin e degës dhe shënoni numrin që përfaqëson dega që ju keni ndjekur, p.sh.: Gjimnazi-Drejtimi Shoqëror, në tabelë ka indeksin 2, kështu që në formular ju do shënoni numrin 2. (Plotësohet nga anëtari i KSHMSH).

5. ID që keni patur në Maturën Shtetërore 2006, 2007, 2008, 2009, 2010. Tek viti shënohet viti dhe tek ID shënohet numri që keni patur si ID në atë vit. Nëse jeni pajisur dy a më shumë herë me ID, shënohet viti i fundit dhe ID e vitit të fundit. Nëse kandidati regjistrohet për herë të parë në Maturën Shtetërore nuk e plotëson ID. (Plotësohet nga drejtori i shkollës).

6. Emrin Atësinë Mbiemrin

Kujdes! Të dhënat e mësipërme i plotësoni me shkronja të mëdha dhe në përputhje me

dokumentin e identifikimit.

Bëni kujdes me shkronjat (Ë) dhe (Ç).

7. Shënoni datëlindjen tuaj, duke plotësuar me dy shifra ditën dhe muajin, (p.sh.: 05/12/1992).

8. Vendosni shenjën X në kutinë që i përket gjinisë suaj. P.sh.: nëse i përkisni gjinisë femërore shënoni X në kutinë përbri fjalës “Femër”.

9. Shënoni vitin kur keni përfunduar studimet në shkollën e mesme, (p.sh....., 2008, 2009, 2010).

10. Vendosni shenjën X në kutinë Po, nëse do të vazhdoni studimet jashtë shtetit, ose në kutinë Jo, nëse nuk do të vazhdoni studimet jashtë shtetit.

11. Shënoni përkatësisht lëndët e detyruara dhe notën e shkallëzuar.

12. Lëndët me zgjedhje mund të rijepen, por dhe mund të mbarten njëra ose të dyja, sipas dëshirës së kandidatit.

1) Në hapësirat bosh shënohet emri i lëndës (lëndëve) me zgjedhje që do mbartet (mbarten) dhe viti kur është dhënë provim kjo lëndë. Nëse lënda (lëndët) që do të mbartet (mbarten) janë dhënë provim më shumë se një herë, atëherë në formular shënohet viti i fundit kur është dhënë provim kjo lëndë.

P.sh.: nëse do mbartni lëndën Fizikë, të cilën e keni dhënë provim dy herë në Maturën Shtetërore 2007 dhe Maturën Shtetërore 2008, atëherë në formular shënoni vitin 2008.

Bëni kujdes! shënoni patjetër vitin, përndryshe rezultati nuk mbartet.

2) Nëse keni mbartur dy lëndë me zgjedhje nga Matura Shtetërore e viteve të mëparshme, kjo pikë nuk plotësohet.

Nëse keni mbartur vetëm një lëndë me zgjedhje nga Matura Shtetërore e viteve 2006, 2007, 2008, 2009, 2010, atëherë në listën e lëndëve me zgjedhje, qarkoni vetëm një lëndë me zgjedhje.

Nëse lëndaqë keni mbartur është gjuhë e huaj, lënda që do të qarkoni në listën e lëndëve me zgjedhje nuk duhet të jetë gjuhë e huaj.

Kandidatët e shkollave profesionale e social-kulturore nuk mund të zgjedhin dhe qarkojnë si lëndë me zgjedhje të njëjtën lëndë që e kanë dhënë provim të detyruar.

Nëse NUK keni mbartur lëndë me zgjedhje nga Matura Shtetërore e viteve 2006, 2007, 2008, 2009, 2010, atëherë qarkoni dy lëndë me zgjedhje, në listën e lëndëve me zgjedhje.

Kujdes!

- Kandidatët, mund të zgjedhin vetëm njërën nga lëndët e pikave 8-12 (Gjuhë angleze, Gjuhë frënge, Gjuhë italiane, Gjuhë gjermane, Gjuhë spanjolle)

- Kandidatët e shkollave artistike dhe koreografike mund të zgjedhin vetëm njërën nga lëndët e pikave 13-17 (Histori muzike, Harmoni, Histori arti, Anatomi, Histori baleti).

Shënim:

- Kandidati, firmos në hapësirën e përcaktuar për të.

- Anëtari i KSHMSH shkruan emrin dhe mbiemrin me shkronja të mëdha dhe firmos në hapësirën e përcaktuar për të.

- Drejtori shkruan emrin dhe mbiemrin me shkronja të mëdha dhe firmos e vulos me vulën e shkollës, në hapësirën e përcaktuar për të.

- Nje kopje e formularit ruhet në shkollë dhe formularët origjinalë përcillen nga KSHMSH në DAR/ZA.

INDEKSET E PROFILEVE / DEGËVE TË SHKOLLAVE TË MESME 2011

INDEKSET SHKOLLAT E MESME, DEGËT
1 GJIMNAZI DREJTIMI NATYROR
2 GJIMNAZI DREJTIMI SHOQËROR
3 GJIMNAZI DREJTIMI I PËRGJITHSHËM
4 SH. M. P. E PAPROFILIZUAR (PARA 2007)
5 GJIMNAZI ME KOHË TË SHKURTUAR
6 NATYROR 2 GJUHËSH FRANCEZE
7 SHOQËROR 2 GJUHËSH FRANCEZE
8 SHOQËROR 2 GJUHËSH ITALIANE
9 GJUHË E HUAJ ANGLISHT
10 GJUHË E HUAJ FRËNGJISHT
11 GJUHË E HUAJ GJERMANISHT
12 GJUHË E HUAJ SPANJISHT-RUSISHT
13 GJUHË E HUAJ ITALISHT
14 ARTISTIKE KOREOGRAFI
15 ARTISTIKE ARTE FIGURATIVE
16 ARTISTIKE MUZIKË
17 SPORTIVE FUTBOLL
18 SPORTIVE ATLETIKË
19 SPORTIVE VOLEJBOLL
20 SPORTIVE BASKETBOLL
21 PEDAGOGJIKE 4 VJEÇARE
22 PEDAGOGJIKE GREQISHT GJIROKASTËR
23 TEKNIKE 5 VJEÇARE( BANKA/TATIME/SIGURIME)
24 TEKNIKE EKONOMIKE 5 VJEÇARE TURIZËM
25 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 FERMER
26 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 HOTELERI TURIZËM
27 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 MAKINERI BUJQËSORE
28 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 TEKNOLOGJI USHQIMORE BYLMET MISH
29 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 TEKNOLOGJI USHQIMORE PIJE KONSERVA
30 TEKNIKE 5 VJEÇARE VETERINARI
31 TEKNIKE 5 VJEÇARE AGRO BIZNES
32 TEKNIKE 5 VJEÇARE ELEKTRIK I PËRGJITHSHËM
33 TEKNIKE 5 VJEÇARE ELEKTRONIKË
34 TEKNIKE 5 VJEÇARE ELEKTROTEKNIKË
35 TEKNIKE 5 VJEÇARE MEKANIK I PËRGJITHSHËM
36 TEKNIKE 5 VJEÇARE POLIGRAFIK
37 TEKNIKE 5 VJEÇARE PYJE
38 TEKNIKE 5 VJEÇARE TEKNIK GJEODET
39 TEKNIKE 5 VJEÇARE TEKNIK NDËRTIMI
40 TEKNIKE 5 VJEÇARE TEKNOLOGJI USHQIMORE
41 TEKNIKE 5 VJEÇARE TELEKOM
42 HARRY FULTZ MENAXHER AUTOMOBILASH
43 HARRY FULTZ BIZNES
44 HARRY FULTZ ELEKTRIKE
45 HARRY FULTZ ELEKTRONIKË
46 TEKNIKE 4 VJEÇARE (PARA 2007)
47 TEKNIKE PROFESIONALE ME KOHË TË SHKURTUAR
48 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 PERPUNIM DRURI
49 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 KONFEKSION-STILIM
50 PROFILI IM S’ËSHTË NË LISTË

KOMENTE