Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përurohen klasat e një shkolle në Prizren
English

Përurohen klasat e një shkolle në Prizren

Prizren, 16 Shkurt 2011 NOA - Kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja dhe përfaqësues të USAID-it, përuruan aneksin e ri shkollor dhe mësimi në këtë shkollë nga tri ndërrime, kalon në dy ndërrime.

Kryetari Muja më këtë rast, falënderoi USAID-in: “Sot në prag të shënimit të tre vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, jam i privilegjuar që në emër të qytetarëve të Komunës së Prizrenit të marr pjesë në inaugurimin e aneksit të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Mati Logoreci” dhe t’ua uroj këtë festë me inaugurimin e këtij aneksi të bukur dhe me standarde evropiane”, - tha Muja.

Ai përmendi se në vitin 2008 në Komunën e Prizrenit ishin 8 shkolla në Komunën tonë ku mësimi zhvillohej në tri ndërrime, ndërsa sot na kanë ngelur vetëm edhe dy shkolla “Lekë Dukagjini” dhe “Mustafa Bakia” të cilat shumë shpejtë edhe këto shkolla do t’ua mundësojmë që mësimin ta mbajnë në dy ndërrime.

Me këtë rast, Muja falënderoi përfaqësuesit e CHF-së, të cilët na kanë ndihmuar dhe po na ndihmojnë që përmes bashkëfinancimit t’i zgjidhim problemet e infrastrukturës shkollore.

“Me CHF-në tashmë kemi bashkëpunim të mirë dhe shpresojmë se edhe në të ardhmen do të kemi këtë bashkëpunim të mirë, në zgjerimin e infrastrukturës shkollore në komunën tonë”, - tha Muja.

Nuk dua të ndalem për të gjitha punët që i kanë kryer bashkërisht me ne, sepse janë shumë punë, por dua që t’ua dedikoj një falënderim të madh si për kontributin në shkollën e Zhurit, në shkollën “Motrat Qiriazi” sot në shkollën “Mati Logoreci” nesër në shkollën e Mesme “Gani Qavderbasha” dhe pasnesër në gjimnazin “Gjon Buzuku”.

Nuk ka kënaqësi më të madhe për nxënësit e shkollës suaj që numëron 1720 nxënës, që falë këtij donacioni dhe financimit tonë komunal, që sot mësimi të mbahet në dy ndërrime, - tha Muja.

Nëntë dhomat mësimore do të ndihmojnë në cilësinë e zhvillimit të mësimit sa më cilësor. Vlera e projektit për ndërtimi i këtij aneksi ka kushtuar 319 mijë euro, prej të cilave Komuna e Prizrenit ka paguar 219 mijë euro dhe USAID-CHF International 100 mijë euro si dhe projektin e aneksit. Sipërfaqja e përgjithshme e aneksit është 1110 m² dhe ka tre kate dhe në secilin kat nga tri dhoma mësimore.

a.b/e.r/NOA

KOMENTE