Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rikthehen protestat në Egjipt, as largimi i Mubarak nuk qetëson popullin
English

Rikthehen protestat në Egjipt, as largimi i Mubarak nuk qetëson popullin

Kajro, 16 shkurt 2011, NOA- Pavarësisht dorëheqjes së Presidentit Egjiptian Hosni Mubarak, sërish jeta në këtë shtet nuk është normalizuar.

Ndërkaq, ushtria bëri një paralajmërim të ri gjatë ditës, këtë herë duke shpërndarë me mesazhe kërkesën e shpërndarjes së turmave dhe rikthimit të qetësisë në vend.

Këtë herë ishin punonjësit e aeroportit të cilët dolën në sheshin Tahrir në Kajro duke kërkuar rritjen e pagave, gjithashtu edhe punëtorët e një fabrike tekstile u futën në grevë urie pa afat pas spekulimeve për korrupsion të drejtuesve.

Lidhur me këto protesta dhe demonstrata ushtria deklaroi se në rast se nuk ndalen, atëherë ajo do të ndërhyjë.

Prej 18 ditësh kryeqyteti Egjiptian u përfshin nga një valë e dendur protestash, ku turma qytetarësh kërkonin largimin e presidentit Hosni Mubarak i cili për 30 vjet rresht qëndroi në pushtet.

Pas dorëheqjes Mubarak, ia delegoi pushtetin ushtrisë.

a.y/NOA

KOMENTE