Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet Trimi, goditi me sopatë ushtarin
English

Arrestohet Trimi, goditi me sopatë ushtarin

Tiranë, 17 shkurt, NOA - Një zënkë banale mes një banori të fshatit Ndroq dhe një ushtari të repartit ushtarak në këtë zonë ka rrezikuar të kthehej në tragjedi. 48-vjeçari nga Ndroqi, Fiqiri Riza Trimi, pas konfliktit me fjalë me ushtarin ka tentuar ta vrasë atë me sopatën që mbante me vete.

Ngjarja ka ndodhur dje në orën 08.30, në Lagjen e Re, në fshatin Ndroq të Tiranës. Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e 48-vjeçarit.

Ndërkohë që punonjësi i repartit ushtarak është shoqëruar për në spital ku i është dhënë ndihma e parë. Raportohet se gjendja e tij shëndetësore nuk paraqet rrezik për jetën. “Goditjes për shkak të detyrës”.

a.k/NOA

KOMENTE