English

Dule: Spahiu po sulmon minoritetin grek

Tiranë, 17 shkurt, NOA Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel dule ka reaguar sot për qëndrimin e mbajtur nga Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu për ndryshimin e kombësisë.

Në një deklaratë për mediat, Dule u shpreh se deklarata të tilla bien ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë, por edhe me frymën e konventave ndërkombëtare. Në deklaratën e tij, Duke ka theksuar numri dy i KLD-sw po e përdor çështjen e ndryshimit të kombësisë si një fushatë për qëllime personale.

Kreu i PBDNJ-së i cilësoi anti-kushtetuese deklaratat e nënkryetarit të KLD-së Spahiu i bëri thirrje kreut të shtetit Bamir Topi që t`i japë fund këtyre sulmeve që sipas tij po i bëhen minoritetit grek.

a.k/NOA

KOMENTE