Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Trafikoi fëmijët, arrestohet 36-vjeçarja
English

Trafikoi fëmijët, arrestohet 36-vjeçarja

Tiranë, 18 shkurt, NOA – Një 36-vjeçare është arrestuar dje nga Policia e Tiranës pasi kërkohej për veprën penale të trafikimit të fëmijëve. Gruaja e arrestuar për veprën e rëndë penale është Dylber Jonuz Bulia, banuese në Bathore Tiranë. Arrestimi i saj është bërë në mesditën e djeshme nga oficerët e Komisariatit të Policisë Nr.5.

Bulia ishte shpallur në kërkim më datë 16.02.2011, nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër, për veprën penale të “Trafikimit të fëmijëve”.

Pas arrestimit, Bulia do të transferohet në Policinë e Qarkut Gjirokastër, për ndjekjen e procedurave të mëtejshme penale.

a.k/NOA

KOMENTE