Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vijon marshimi drejt qendrës, pas pak demonstruesit dhe opozita drejt bulevardit
English

Vijon marshimi drejt qendrës, pas pak demonstruesit dhe opozita drejt bulevardit

Tiranë, 18 shkurt 2011, NOA/ Irma Toptani - Pas grumbullimit në tri pikat e kryeqytetit me slogane të njohura “Kusarët përpara drejtësisë” ka nisur tashmë marshimi i demonstruesve të opozitës përdrejt qendrës, të cilët më pas do të marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Demonstruesit, të ardhur nga qarqe të ndryshme të vendit pas grumbullimit në pikat e përcaktuara të itinerarit si kryqëzimi i 21 Dhjetorit, Stacioni i Trenit apo edhe nga Fakulteti i Histori-Filologjisë të udhëhequr nga deputetët e opozitës të ndarë sipas qarqeve po marshojnë drejt qendrës nga ku do pas mbledhjes së të gjithë demonstruesve do të nisë edhe marshimi kryesor i demonstratës, ai përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe drejt vendit ku do të tubohen protestuesit kryeministrisë.

Pikërisht në qendër, pranë sheshit “Skënderbej” demonstruesve që vijnë nga tre destinacione të kryeqytetit do t’u bashkohet edhe lideri i opozitës, i cili do të udhëheqë turmën në marshimin drejt godinës së kryeministrisë, ku krerët e opozitës do të ndalen për të mbajtur fjalimet e tyre në podiumin e ngritur.

Lajtmotiv i demonstratës do të jetë përkujtimi dhe respektimi i katër demonstruesve të vrarë në 21 janar, për të cilët opozita shqiptare kërkon vënien para drejtësisë të ekzekutorëve të Gardës së Republikës, por edhe të atyre që dhanë urdhër për të qëlluar mbi turmën, në momentet kur demonstruesit ishin jashtë rrethimit të kryeministrisë.

Ashtu sikundër ishte paralajmëruar protesta pritet të nisë pas mbërritjes së të gjithë protestuesve të opozitës në vendin ku u vranë katër demonstruesit, përgjatë bulevardit ku sot gjenden katër banderola të kuq me emrat e demonstruesve të vrarë.

Nga selia rozë drejt sheshit kanë dalë edhe përfaqësuesit e opozitës, deputetë të njohur të saj, të cilët po i bashkohen demonstruesve që i janë bashkuar sot thirrjes për të demonstruar paqësisht kundër qeverisë së kryeministrit Berisha.

mit/NOA

KOMENTE