Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vjen në qelitë shqiptare vrasësi i dyfishtë Gëzim Halitaj (Foto)
English

Vjen në qelitë shqiptare vrasësi i dyfishtë Gëzim Halitaj (Foto)

Tiranë, 18 Shkurt 2011 NOA Foto update - Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana ka kryer sot pasdreke ekstradimin nga Brukseli, Belgjikë, drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar, Gëzim Sokol Halitaj.

Personi që shihni në foto mban edhe emrin Gazmir Haliti. Ai është 42 vjeç, lindur në Gurëz, Krujë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, me vendimin nr.21, datë 11.01.1993, e ka dënuar shtet me 25 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje“.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit i thanë agjencisë NOA se i ekstraduari Gëzim Haliti akuzohet se më datë 14 korrik 1992, rreth orës 20.15, si pasojë e një grindjeje të mëparshme ka vrarë me armë zjarri dy shtetas, përkatësisht Gani dhe Ajet Halitin.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukseli, u bë i mundur arrestimi i tij me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, më datë 04 nëntor 2010, në Aalst/Belgjikë.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

e.t/NOA

KOMENTE