Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Volonte: Seriozitet dhe vullnet për 8 Majin
English

Volonte: Seriozitet dhe vullnet për 8 Majin

Tiranë, 18 shkurt, NOA – Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u takua sot me kryetarin e grupit EPP në PACE, Luca Volonte, duke i transmetuar falënderimin dhe vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme që ky institucion i jetës politike në Strasburg ka dhënë për proceset integruese të Shqipërisë.

Më tej, kryetarja e Kuvendit e njohu eurodeputetin për ngjarjet para, gjatë dhe pas 21 Janarit, si një tentativë e dështuar e një grupi kriminal, për të rrëzuar me dhunë institucionet legjitime dhe rendin kushtetues në Shqipëri.

“Ne prej një muaji po i kërkojmë Drejtësisë që ata që kërkojnë 13 mijë viktima, ata që organizuan dhunën ekstreme të 21 janarit, ata që përdorën grupe kriminale, ata që për 5 orë rrethuan e sulmuan nga të gjitha anët Kryeministrinë për karrigen e z.Rama, duhet të përgjigjen para drejtësisë”, u shpreh kryetarja e Kuvendit.

Topalli garantoi se çdo tentativë e dhunshme për rrëzimin e rendit kushtetues, do të marrë përgjigjen e merituar bazuar në Kushtetutë.

Nga ana e tij, eurodeputeti Luca Volonte njëherësh theksoi rëndësinë që ka angazhimi dhe vullneti serioz që duhet të ndërmarrin forcat politike, për zgjedhjet e 8 Majit.

n.e/NOA

KOMENTE