English

3-vjetori i pavarësisë së Kosovës, përkujtohet edhe në Shtutgard

Shtutgard, 19 shkurt, NOA/ Nga Asllan Dibrani – Ashtu siç u organizua edhe para tri vitesh në të njëjtën kohë kur Kosova u shpall e pavarur, në të njëjtin shesh “Mark Pllates” u tubuam me mijëra veta, për të festuar 3-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Këtë herë, ndryshimi ishte se edhe ai u festua zyrtarisht edhe nga zyrtarët e Konsullatës së Kosovës në Shtutgard në sallën e bukur të shtëpisë së bashkisë së Shtutgardit.

Binin në sy qytetarë intelektualë, njerëz të kulturës, artit, mysafirë të ndryshëm, po edhe Në hyrje të sallës ishte bërë një pritje nga vet konsulli Faket Kajtazi, zëvendës konsulli Imer Lladrovci të shoqëruar nga një ekip organizatoresh, që shoqëronin mysafirët deri në vendin e uljeve etj.

Pastaj, minutat fillestare të takimit u shoqëruan me intonimin e himnit shtetëror të Kosovës, po edhe të atij gjerman.

n.e/NOA

KOMENTE