Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bien në prangat e policisë dy trafikantë droge
English

Bien në prangat e policisë dy trafikantë droge

Tiranë, 19 shkurt 2011, NOA- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur në flagrancë me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Në dy vende të ndryshëm, me dy sasi të ndryshme, por me një akuzë të përbashkët, Albert Tuçi dhe Vladimir Belba nuk kanë mundur të kurorëzojnë misionin e tyre, shitjen e sasisë së drogës që mbanin me vete.

Rasti i parë është ai i Albert Zef Tuçit, 39 vjeç, banues në Fushë Arrëz, i cili u ndalua nga policia, pasi ai akuzohet për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”.

Ndërkohë nga specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve po për të njëjtën vepër u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Vladimir Muharrem Belba, 23 vjeç, banues në Zall Mner i Ri Tiranë.

Belba është kapur në flagrancë nga Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pranë sheshit “Ataturk” me 15 qese farmacie me peshë 48 gram, të dyshuara lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativva e cila u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë për konsumim të veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

a.y/NOA

KOMENTE